Irani, Turqia dhe Azerbajxhani hedhin poshtë vendimin e SHBA për Kudsin e Shenjtë

Irani, Turqia dhe Azerbajxhani kanë kundërshtuar vendimin e SHBA-së për të njohur Kudsin e shenjtë si “kryeqytetin” e Izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA, raportoi se të tre shtetet fqinjë ranë dakord të miratojnë një qëndrim të përbashkët mbi politikën e re të Uashingtonit në një takim të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbi çështjen e Kudsit. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi trepalësh në Baku midis ministrit të jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologëve të tij turk dhe azerbajxhanas, respektivisht Mevlut Çavushoglu dhe Elmar Mamadarov. Pas bisedimeve, Zarif tha se “refuzimi i vendimit të SHBA-së mbi qytetin e shenjtë të Kudsit ishte midis çështjeve të rëna dakord në takimin trepalësh … Të tre vendet do të miratojnë një qëndrim të unifikuar në takimin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së” që do të mbahet të enjten. Tre diplomatët kryesorë Irani, Turqia dhe Azerbajxhani gjithashtu diskutuan bashkëpunimin në fusha të ndryshme ekonomike, duke përfshirë tranzitin, transportin, doganat, energjinë dhe teknologjinë. Ata gjithashtu mbajtën bisedime mbi çështjet politike me rëndësi trilaterale, duke përfshirë rrugët e bashkëpunimit për promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ministrat e jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit mbajtën edhe takime bilaterale të ndara gjatë qëndrimit të tyre në Baku./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne