Irani: Vendimi i Trump mbi lartësitë Golan shkel ligjin ndërkombëtar

Kryetari i parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se presidenti i SHBA Donald Trump ka shkelur ligjet ndërkombëtare nëpërmjet vendimit të tij për të njohur okupimin e paligjshëm të regjimit izraelit dhe aneksimin e lartësive të Golanit.

Larixhani u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve e parlamentit iranian, ICANA, të thoshte të hënën se vendimi i presidentit amerikan për lartësitë e Golanit të okupuar nga Izraeli është një shkelje e parimeve humanitare, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të miratuara nga organizatat ndërkombëtare. Konflikti që ekziston midis administratës Trump dhe opinionit publik botëror përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, tha ai. Kryeparlamentari iranian u bëri thirrje organeve ndërkombëtare dhe Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) që të miratojnë masa serioze për të parandaluar një tjetër zhvillim katastrofik në rajon. Larixhani kritikoi gjithashtu mbështetjen “e palogjikshme” të Shtëpisë së Bardhë për regjimin izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne