Shqiperia

Ironia e mediave austriake: Në Shqipëri një video-përgjim të bën President

Austria u trondit nga publikimi i një video-përgjimi nga dy gazetat më të mëdha gjermane. “Der Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” nxorën një video të zv.kancelarit austriak Heinz-Christian Strache që i premtonte mbesës së një oligarku rus tenderë dhe favore nëse ajo do të blinte një gazetë austriake për t’i dhënë mbështetje në zgjedhje.

Menjëherë pas publikimit të videos ai dha dorëheqjen nga qeveria dhe nga partia. Kancelari Sebastain Kurtz prishi koalicionin me forcën e tij “Partia e lirisë” dhe vendi shpalli zgjedhjet e parakohshme brenda 24-orësh. Me këtë rast mediat austriake nuk e kanë kursyer ironinë, duke sjellë në vëmendje Shqipërinë.

Gazeta “Klaine Zeitung” sjell në vëmendje vitin 2011 tek shkruan: “Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës politike, por mund të të ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon shembulli i Ilir Metës në Shqipëri.

Një kamera kapi zv.kryeministrin në bisedime për marrëveshje korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media, por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri, gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe bëhesh President” – shkruan gazeta austriake.

Artikulli përmend protestat e shumta qe u mbajtën atë kohë nga socialistët në opozitë, të cilët më pas hynë në koalicion me partinë e Metës dhe e bënë atë edhe President të vendit./LAPSI.al

OPINIONE