ISA MUSTAFA I THOTË JO VETËVENDOJES PËR PROTESTA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se ata nuk konsiderojnë që tani të dilet në rrugë për të protestuar.

Mustafa deklaroi kështu kur u pyet për ftesën e partisë tjetër opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila javë më parë publikisht i kishte bërë ftesë LDK-së për t’u bashkuar në protestë.

“Nuk e konsiderojmë që tash nuk kemi nevoje të dalim në rrugë dhe të protestojmë për këto çështje. Në qoftë se në ndonjë moment të caktuar LDK do të vlerësojë se ka ardhë koha, sepse ndryshe s’po munden të korrigjohen disa çështje, ne atëherë do të marrim përgjegjësinë për ato protesta”, tha ish-kryeministri Mustafa para gazetarëve.

Sipas tij në këto momente ka instrumente tjera për të treguar vendosmërinë dhe qëndrimet e LDK-së.

“Në këto momente ne vlerësojmë se kemi instrumente tjera që të tregojmë vendosmërinë dhe qëndrimet e LDK-së”, tha tutje Mustafa.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne