Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Shqipëria të afrohet me Rusinë dhe Turqinë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe Hollandë, Fatos Tarifa është deklaruar pro një afrimi të Shqipërisë me Rusinë dhe askush nuk ka pse t’i trembët kësaj. Tarifa theksoi se Rusia është një fuqi e madhe dhe se Tirana nuk duhet t’i trembet marrëdhënies me të.

Tarifa u shpreh gjithashtu në emisionin ‘Arena’ se forcimi i marrëdhënieve me Turqinë nuk përbëjnë asnjë shqetësim për të.

“Popujt nuk kanë miq të përjetshëm, kanë vetëm interesa të përjetshme” citoi Tarifa, duke shtuar se Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet që ka me SHBA-në, por nuk duhet harruar se ky shtet bashkëpunon ngushtë në Lindjen e Mesme me shtetin më diktatorial, Arabinë Saudite.

“Unë nuk e shoh me asnjë lloj shqetësimi një lloj pranie turke këtu. As te investimet ekonomike, as te një marrëdhënie më e ngushtë me Turqinë në aspektin politik. Nuk do ta shihja me shqetësim asnjë afrim me Rusinë, të cilës ne i trembemi si djallit, aq sa edhe në përvjetorin që ata kishin pak vite më parë ne dërguam vetëm ambasadorin. Rusia është një fuqi e madhe, nuk kemi pse të trembemi nga marrëdhënia me të. Popujt nuk kanë miq të përjetshëm, kanë vetëm interesa të përjetshme. Ne duhet të nisemi nga interesat kombëtare, të cilat kërkojnë të ruajmë marrëdhënie të mira me fuqitë e mëdha, padyshim me SHBA-në. Aleati më i ngushtë i SHBA-së në Lindjen e Mesme është Arabia Saudite, vendi më despotik që mund të gjesh. Unë do të shqetësohesha për çdo influencë që nuk i shkon për shtat interesave ekonomike dhe sociale të Shqipërisë”, u shpreh Tarifa, një deklaratë sfiduese sa i përket pozicionin që shumë diplomatë dhe ish-ambasadorë mbajnë në studiot televizive.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne