Ish-deputeti i PD sherr në spital me ministrin/ Spahia: Edhe serbët nuk sillen kështu, i keni ditët e numëruara. Lleshaj: More i pafytyrë

Sherr në spital, mes ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në spital për të parë nga afër efektivët e plagosur mbrëmë gjatë protestës së opozitës.

Debati:

Spahia: Ministri e ka mbushur spitalin me policisë dhe civile dhe ka largu mjekët, ish deputetë përfaqësues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, fytyra e shtetit të ministrit në fjalë, i kanë ditët e numëruara

Lleshaj i drejtohet të largohet.

Spahia: Puna ime është t’u pengoj ju të trajtoni shqiptarët si serbë, kjo është puna ime.

Lleshaj: T’ju vijë turp

Spahia: Turp tu vijë ju, shko shifi plagët atyne njerëzve, shko shifi e ke mbushur spitalin me policë

Lleshaj: Me çfarë statusi ke ardhur këtu

Spahia: Me statusin e përfaqësuesit të opozitës, jo me atë opozitë që keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino çfarë statusi duhet, me mu flet ti ashtu, po ik mbaj përgjegjësi.

E keni afër fundit, edhe serbët nuk sillen kështu, shiko si i keni bërë

Lleshaj: Kush i ka bërë kështu, dorën tënde të zezë, që ua ke bërë edhe qytetarëve edhe policëve, more i pafytyrë.

Spahia: Edhe policët që i lini pa mbrojtje, ca doni mos me protestu njerëzit.

 

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne