Bota Rajoni

Ish-kandidati për presidenti të Francës: SHBA sajoi shtetin e Kosovës

Lideri i së majtës ekstreme në Francë, Jean Luc Melanson, ka deklaruar se shteti i Kosovës është sajim i SHBA-ve vetëm për të marrë territore të reja, ndërsa në asnjë moment nuk i përmend krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë. Ai e dha këtë deklaratë vetëm një ditë para se të sulmohej Konsullata e Kosovës në Strabourg, me ç’rast u vodh flamuri dhe u dëmtua stema e shtetit të Kosovës.

Melanson nuk hezituar të përdorë gjuhën që zakonisht dëgjohet nga politikanët serbë tash e sa vite për Kosovën. Ai e ka fajësuar SHBA-të se ka destabilizuar rendin ndërkombëtar me aksione agresive, madje duke vlerësuar se bombardimi i Serbisë nga NATO-ja gati 20 vjet më parë ishte i panevojshëm.

“Kjo ngjarje kishte rëndësi në destabilizimin e rendit ndërkombëtar, për çka sot i vuajmë pasojat. Kur e bombarduan ish-RFJ, SHBA-të u proklamuan si mbrojtës të minoriteteve dhe të së drejtës, vetëm për të arsyetuar intervenimin ushtarak, ashtu siç ndodhi më vonë me rastin e Irakut. Dhe ashtu siç veprojnë kudo. Si zakonisht këtë e bëjnë për të marrë një zonë të caktuar”, ka thënë deputeti i parlamentit të Francës, i cili nuk arriti të kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit më 2017.

“Këtu bëhet fjalë për të hequr nga harta e ndikimit politik Serbinë. Natyrisht, bëhet fjalë për propagandë lufte. Që të kuptosh këtë, mjafton të shikosh pasojat e bombardimeve të tyre”, u shpreh ai, transmeton GazetaMetro.net

Sipas Melanson nëpërmes medieve SHBA-të e kanë kamufluar si operacion humanitar, dhe si shembull për këtë thotë se është rasti i Kosovës.

Madje flet për “tregtinë me organe të njerëzve” si diçka e faktuar, e që në fakt është pjesë e propagandës serbe për tash e 18 vjet.

“Tregtia me organe të të burgosurve nga ana e heronjve çlirimtarë të Kosovës kaloi e pavërejtur, ngritja e bazës së madhe ushtarake në atë kuazi-shetet nuk u komentua. Për përgjegjësia e mafies shqiptare që mbrohet nga qeveria dhe disa të tjerë nuk flitet”, thotë Melanson.

“Sovraniteti i Kosovës është krejtësisht imagjinar. 19 vjet më vonë, trupat e NATO-s ende janë të pranishme në numër të madh në Kosovë, e cila krejtësisht varet prej kësaj pranie. Nuk ka resurse, vazhdon të zhytet në varfëri, përqindja papunësisë të të rinjve arrin 60 për qind. Kosova nuk ekziston. Është e pamundur të qeveriset me këtë enklavë”, përfundon deklarata e politikanit francez.

Një ditë pas kësaj deklaratë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Strasbourg të Francës u sulmua nga persona ta paidentifikuar. Këta e vodhën flamurin dhe dëmtuan stemën shtetërore.

Ndaj këtij veprimi reagoi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Kërkoj nga organet franceze që të zbulojnë dhe të kapin autorët e sulmit dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë” ka thënë Haradinaj./ indeksonline

OPINIONE