Ish komandanti i NATO-s, Breedlove: Asnjë gjeneral i NATO-s nuk dëshiron të luftojë me Rusinë

Ish komandanti i forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjeneral Philip Breedlove tha se asnjë gjeneral i NATO-s nuk dëshiron të luftojë Rusinë.

Në një deklaratë për protalin e lajmeve Onet në Poloni, Breedlove tregoi se si e shohin gjeneralët e NATO-s luftën e mundshme me Rusinë.

Breedlove tha se: “Ushtria ruse po mëson shumë shpejt nga gabimet e saj. Moska iu tha të gjitha kryeqyteteve të Evropës se ‘Raketat tona mund të arrijnë në Siri nga Deti Kaspik. Nëse është nevoja, mund të arrijnë edhe në kryeqytetet e Evropës’.” Ai gjithashtu theksoi se asnjë gjeneral i NATO-s nuk dëshiron të luftojë Rusinë.

Sipas Breedlove, sfida më e madhe për NATO-n do të jetë integrimi i programeve të mbrojtjes së vendeve të ndryshme. Gjenerali theksoi se periudha e reagimit ndaj kërcënimeve të aleatëve të NATO-s kohët e fundit ishte 30-40 ditë, por në ditët e sotme kjo periudhë ka rënë në 5 ditë.

‘NATO NUK ËSHTË DY HAPA PRAPA RUSISË’

Breedlove gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se NATO është dy hapa prapa Rusisë.

Gjenerali amerikan u shpreh: “Kur e shikojmë Moskën, shohim se transporti është siguruar shpejt falë sistemeve rrugore dhe hekurudhore. E njëjta gjë vlen edhe për forcat ushtarake. Rusia ka aftësinë për të grupuar shpejt ushtrinë. Por unë nuk mendoj se fusha e bashkëpunimit, aftësive dhe stërvitjeve në Rusi është më e lartë në krahasim me Aleancën.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne