Ish-kreu i SHIU: Po erdhën ish-luftëtarët e ISIS dhe refugjatët, të ikim ne shqiptarët

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, sot në rolin e ekspertit të sigurisë, e ka cilësuar të papranueshme dhe antikombëtare, në rast se qeveria kombëtare pranon strehimin e 600 mijë azilantëve nga Siria.

I fuar në studion e lajmeve të Syri.net, Zyla ka deklaruar se ardhja e tyre në Shqipëri do të thotë pasiguri për qytetarët shqiptarë.

‘I kam dëgjuar edhe unë raporte e mediave franceze, dhe mendoj se kjo do të ishte një patate e nxehtë për vendin tonë, pasi shtete si Shqipëria dhe Kosova kanë probleme me sigurinë, me varfërinë, gjithashtu një pjesë e qytetarëve janë të ekstremizuar. Pasi kemi shqiptarë dhe kosovarë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkuar ISIS-it. Unë mendoj se kjo është një këmbanë alarmi, dhe do të krijonte një destabilitet.

Unë mendoj se ardhja e tyre do të krijojnë një destabilitet mes feve. Ardhja e këtyre personave që prej 4 vjetësh kanë qenë të indoktrinuar si terroristë, do të ishte shkatërrimtare për raportet fetare. Kur pranuam muxhahedinët, i pranuam sepse kishim mundësi të menaxhonim këta njerëz. Nëse vijnë 600 mijë refugjatë, atëherë duhet të largohemi ne shqiptarët, nuk ka më siguri në këtë vend’,- tha Zyla.

Për këtë plan të kryeministrit bullgar për Shqipërinë ka reaguar edhe kryeministria e cila e ka përgënjështruar, por nga një këshilltar ka ardhur mohimi. Duhet kryeministri Rama ta thotë me plot gojën se nuk ka asnjë plan të tillë të fshehtë për ish-luftëtarët e ISIS. Dhe as për 600 mijë refugjatë nga Siria dhe Afrika Veriore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne