Ish-kryeministri belg akuzohet se po i hedh ujë zjarrit të antisemitizmit

Ish-kryeministri i Belgjikës Elio Di Rupo është akuzuar për nxitje të antisemitizmit, pasi është ankuar se Belgjika është bërë një vend i “matrapazëve të diamantëve të Antwerpit”.

Në një intervistë për të përditshmen belge të biznesit L’Echo botuar të premten, Di Rupo kritikoi qeverinë e tanishme të Belgjikës se po përkujdesej vetëm për interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve.

“Belgjika nuk mund të qeveriset ashtu siç po qeveriset sot, vetëm për të pasurit dhe për më të fuqishmit. Sot kemi një Belgjikë të matrapazëve të diamanteve të Antwerpit, në një kohë që na duhet një Belgjikë pluraliste,” tha Di Rupo, kryeministri i Belgjikës prej dhjetorit 2011 deri në tetor 2014, dhe kreu aktual i Partisë Socialiste të vendit.

Antwerp strehon bashkësinë e dytë më të madhe hebraike në Belgjikë. Gjatë gjithë shekullit të njëzetë ai ka qenë i dominuar nga popullata ortodokse çifute dhe ka qenë lider në botë në industrinë e diamanteve.

Një artikull i botuar në blogun e njohur francez Philosemitisme i dënoi komentet e Di Rupos, duke i përshkruar ato si nje menifestim i përkeqësimit të antisemitizmit.

“Perceptimi popullor i “matrapazëve të diamanteve të Antwerpit” i referohet hebrenjve,” tha autori pa emer i artikullit. “Pa marrë parasysh atë që mendonte Di Rupo, ai mund ta kishte thënë ndryshe pa i hedhur ujë zjarrit të antisemitizmit”.

Di Rupo ndezi zemërimin e çifutëve belgë në janar 2015 pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse në zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo dhe supermarketit Hyper Cacher kosher në Paris.

“Unë jam Charlie, unë jam hebre, jam palestinez, jam viktimë e Boko Haramit, unë jam viktimë e të gjitha akteve të dhunës dhe urrejtjes”, tha Di Rupo në një konferencë për shtyp pas sulmit në supermarketin kosher.

Di Rupo më vonë i kërkoi falje grupeve hebraike të cilët ishin zemëruar me ish-kryeministrin për mos dënimin nga ana e tij të antisemitizmit dhe për përmendjen që i beri kauzës palestineze.

“Më vjen keq që vërejtjet e mia kanë rezultuar në keqkuptim dhe fyerje,” tha Di Rupo në një letër drejtuar Guy Wolfit, presidentit të Qendrës Kulturore Çifute Liege. “Asgjë nuk mund ta justifikojë antisemitizmin. Çdo sulm antisemitik synon atë që qëndron në thelbin e demokracive tona”.

Debati mbi komentet e Di Rupos vjen mes një mosmarrëveshjeje në vazhdim midis kryeministrit belg Charles Michel dhe Universitetit të Lirë të Brukselit mbi vendimin për dhënien e një doktorate nderi regjizorit britanik Ken Loach javën e kaluar.

Pas dhënies së doktoratës se nderit të enjten siç ishte planifikuar fillimisht, Loach i kritikoi ashpër kritikët e tij.

“Të më përshkruash mua si antisemitik thjesht sepse unë po ngre zërin tim bashkërisht me zerat që po denoncojnë gjendjen e palestinezëve është groteske”, tha Loach në një deklaratë./jpost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne