Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader dënohet me 6 vite burg

Ivo Sanadar, ish-kryeministri i Republikës së Kroacisë dhe kreu i MOL-it hungarez, Zsolt Hernadi, sot në Gjykatën e prefekturës në Zagreb janë shpallur fajtor “për marrje dhe dhënie të ryshfetit në rastin INA-MOL”.

Sanader në mënyrë të paplotëfuqishme është dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa Herandi-t i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej dy vitesh burg.

Në arsyetimin e aktvendimit gjykatësja Maja Shtampar Stipiç tha se “Sanader është dakorduar me Hernadi për t’i dhënë MOL votën vendimtare në biznesin e INA për 10 milionë euro”.

“Sanader, si kryeministër i shtetit, ka treguar se është e nevojshme të ndahet biznesi i gazit dhe të ndryshohet marrëveshje ndëraksionare”, tha gjykatësja Shtampar Stipiç.

Herendi mbetet i paarritshëm për gjyqësorin, ndërsa Sanader mbetet në burgun në Remetinc./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne