Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, dënohet me dy vite burg

Ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, është dënuar me dy vite burg. Gjykata e shpalli fajtor Gruevskin për çështjen “Tank”. Çështja lidhet me blerjen e një limuzine luksoze prej 575,000 eurosh që  u bë për të kënaqur dëshirat personale të Gruevskit.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski janë tre të akuzuarit në këtë çështje.

Gruevski ka ndikuar në tenderin për blerjen e Mercedesit, për nevojat e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë,  duke favorizuar kompaninë Mak Auto Star dhe duke e ditur se kjo kompani ishte e vetmja që mund të shiste në Maqedoni një makinë të tillë.

Gjykatësja tha se të akuzuarit së pari kanë zgjedhur makinën dhe kanë bërë porosinë e saj, ndërsa më pas edhe është shpallur tenderi nga MPB.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne