Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert lirohet nga burgu

Olmert është burgosur në vitin 2016 për shkak të akuzave për ryshfet dhe pengim të drejtësisë gjatë kohës sa ishte ministër i Tregtisë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert u lirua me kusht sot nga burgu njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatëdhjetë vjeçari Olmert është liruar me kusht pasi ka mbajtur dy të tretat e dënimit me burg prej 27 muajve që iu shqiptua për shkak të akuzave për korrupsion.

Ai është kreu i parë i qeverisë izraelite që përfundoi në burg.

Olmert u emërua kryeministër në vitin 2006 ndërsa tre vjet më vonë ai dha dorëheqjen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne