Bota

Ish-kryeministri pakistanez përjashtohet nga politika përgjithmonë

Ish-kryeministri i Pakistanit i cili vitin e kaluar u largua nga detyra, Navaz Sherif, është përjashtuar përjetësisht nga politika dhe detyrat publike, raporton Anadolu Agency.

Vendimi për përjashtimin e Sherif është marrë nga pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me nenin 62 të Kushtetutës.

Trupi gjykues ka vendosur për përjashtimin edhe të liderit të Partisë Tahrik-e-Insaf, Xhihangir Tarin.

Ndryshe, Sherif ishte larguar nga detyra nga Gjykata e Lartë në korrik të vitit të kaluar pas një skandali lidhur me Dokumentet e Panamasë.

Tarin gjithashtu u largua në dhjetor të vitit 2017 për fshehjen e pasurive dhe zotërimin e një kompanie offshore.

OPINIONE