Ish kryeministri ‘sekser’ Bler viziton sërish Ramën, sa është ‘gjoba’ kësaj radhe

Kryeministri Edi Rama, ditën e fundit të pushimeve ka menduar ta kalojë me ish-kryeministrin e Britanisë Toby Blair, të cilin Rama e prezantoi ditën e parë të qeverisë së tij në 2013, si këshilltarin pa pagesë, por që më vonë do të rezultonte krejt e kundërta.

Kjo pasi në mandatin e parë Rama administrimin e doganave ja dha një kompanie britanike të quajtur Crown Agents në një marrëveshje mjaft të dyshimtë. Kontrata me këtë kompani nuk u përtëri për shkak të dështimit.

Këtë herë Blair dhe Rama kanë drekuar sëbashku në një nga vilat qeveritare në Durrës, ku kanë diskutuar për një kohë të gjatë, por nuk dihet ende tema e bisedës.

Bile këtë herë takimi ka qenë as sekret, sa që kreu i qeverisë nuk e ka postuar as në faqen e tin në FB, siç ndodh rëndomë për çdo takim të tijin.

Ndërkohë nga ana tjetër mediat prestigjioze angleze e akuzojnë për ndihmën e autokratëve të globit në këmbim të parave.

Vetëm pak kohë më parë doli që edhe në Arabi, përflitej që Blair kishte përfituar para, duke u luajtur rolin e ‘sekserit’.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne