Ish-kryeministri serb: Thaçi e Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete nga Shqipëria

Ish-kryeministri i Serbisë, Nikola Sainoviq, ka folur për krerët shtetërorë të Kosovës, Kryeminstrin Haradinaj dhe Presidentin Thaçi, si dhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, gjatë periudhës së viteve 1998-1999.

Në një intervistë të dhënë për ‘Espresso’ nga Serbia, Sainoviq vë në dyshim kinse veprimtarinë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës.

“Në të 90-tat, Rugova mbajti zgjedhje në Kosovë. Ne nuk intervenuam diçka në këto zgjedhje, mirëpo sigurisht që nuk i njihnim. Struktura të ndryshme shqiptare në Kosovë morën pjesë në këto zgjedhje. Madje aty ishte edhe një degë e vogël e Partisë Staliniste Marksiste- Leniniste të Shqipërisë të ardhur nga Tirana. Kjo ishte partia e Enver Hoxhës që humbi zgjedhjet në Shqipëri por që kishte një përcjellje të vogël të votuesve në Kosovë. Në këto zgjedhje, ata nuk morën as pesë përqind, pra këta janë ata njerëz”, thotë Sainoviq.

Madje ai thotë se ata u bënë pjesë e shërbimeve sekrete të instaluara nga Shqipëria në Kosovë.

“Ata janë bërë instrumente të shërbimeve sekrete të sigurisë të shtetit shqiptar, në fillim i formuar si shtab i përgjithshëm. Sipas raporteve tona ata formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të zvogëluar ndikimin e Rugovës në Kosovë dhe për ta shkatërruar ata brenda trupit shqiptar”, shton ai.

Sipas tij, drejtësia nuk është dëshmuar me gjykimin e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, pasi që siç thotë ai, edhe pse dy të akuzuarit në fjalë u shpallën të pafajshëm, gjyqi ndaj tyre vërtetoi se kampet ku ata pretendohet se ishin kryer krime, ekzistonin.

Ndryshe, ish-kryeministri serb, Nikola Sainoviq, ishte gjithashtu i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne