Ish Ligjvënësi i Knesset e quan shpërthimin në Beirut “dhuratë” nga “Zoti”, shpreson që ai të jetë një sulm i Izraelit ndaj Hezbollahut

Nga: Tim Korso

Incidenti tragjik, i cili sipas vlerësimeve të para u shkaktua nga një shpërthim i nitratit të amonit të ruajtur në port, raportohet se ka marrë jetën e mbi 130 personave dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Vendetë ndryshme nga e gjithë bota kanë nxituar të ofrojnë ndihmë për Libanin, me përjashtim të Izraelit.

Ish-anëtari i Knesset dhe themeluesi i partisë së djathtë liberariane Zehut, Moshe Feiglin, ndezi një polemikë të madhe në një postim në Facebook duke e quajtur shpërthimin e 4 gushtit në Bejrut një “dhuratë” nga “Zoti” për popullin izraelit duke thënë se sic duket u dorëzuar  dorëzuar përpara Tu B’Av, një festë hebraike e ngjashme me Ditën e Shën Valentinit.

“Sot është Tu B’Av, një ditë gëzimi dhe një falënderim i vërtetë dhe i madh për Zotin dhe të gjithë gjenitë dhe heronjtë që me të vërtetë organizuan për ne këtë festë të mrekullueshme për nder të ditës së dashurisë […] morëm një shfaqje fantastike nga fishekzjarret nga porti i Bejrutit”, tha ish-ligjvënësi.

Feiglin vazhdoi të vinte në dyshim versionin paraprak të shkakut të shpërthimit vdekjeprurës, duke sugjeruar se nuk ishte depo magazinimi, por përkundrazi “200,000 raketa” të prodhuara me qëllimin e vetëm për të goditur Izraelin, që shpërtheu atë ditë në portin e qytetit. Ai e justifikoi pretendimin e tij duke deklaruar se shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të prodhuar nga një sulm i vogël bërthamor dhe duke pretenduar se ai ka qenë dëshmitar i shpërthimit të 2.5 ton TNT.

“Ju me të vërtetë nuk besoni se kjo ishte një depo e çrregullt karburanti apo jo? A e kuptoni se sin jë ferr ky duhej të binte mbi ne si një shi raketash?!”, tha Feiglin në postim.

Në një intervistë të regjistruar më vonë në radio, ligjvënësi shpresoi që shpërthimi vdekjeprurës të ishte rezultat i një sulmi izraelit. Duke iu përgjigjur zemërimit publik ndaj deklaratës së tij, ai argumentoi se vendi “duhet të jetë krenar” për një veprim të tillë dhe se njerëzve të tij “të gjithë lejohen të gëzohen për shpërthimin në portin e Bejrutit”.

Shpërthimi vdekjeprurës

Shpërthimi në portin e Beirut, që ndodhet afër qendrës së qytetit me dendësi të madhe të popullsisë, që ndodhi në 4 gusht raportohet se la mbi 130 njerëz të vdekur dhe mijëra të plagosur. Shpërthimi jo vetëm që rrafshoi të gjithë portin, por gjithashtu depërtoi deri në rrethinat e qytetit duke lënë deri në 300,000 banorë të pastrehë.

Teoria paraprake e autoriteteve sugjeron që një dërgesë e plehrave prej 2.7 tonë, e ruajtur në port që nga viti 2014, u përfshi nga flakët dhe shpërtheu. Origjina e zjarrit fillestar mbetet akoma për tu përcaktuar nga hetimi, të cilin presidenti nxiti të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Teoritë se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit në një depo të pretenduar të Hezbollahut në port u hodhën poshtë në orët e para pas incidentit nga të dyja palët, grupi dhe Tel Aviv./GazetaImpak//sputniknews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne