Ish-ministri i Drejtësisë: Pse gjendja e fatkeqësisë s’mund të zgjatet më shumë se 30 ditë sipas qejfit. Detyra e Metës dhe e opozitës

Ndërsa qeveria ka propozuar shtyrje deri në 23 qershor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të vendoset e as të zgjatet sipas qejfit, por sipas rregullave. Duke sjellë në vëmendje dy nene të Kushtetutës, Manjani pohon se ata saktësojnë se “Këshilli i Ministrave nuk mund të vendosë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për më shumë se 30 ditë.”.

Sipas ish-ministrit, Shqipëria ka dalë nga nevoja për të qenë në gjendje fatkeqësie sepse për pak ditë plotësohet 40 ditëshi, pra quarantina. Në këtë linjë Manajni thekson se edhe nëse zgjatet afati, ajo nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë, dhe jo 60 siç përcaktohet.

REAGIMI I MANJANIT

Një sqarim ligjor për cilindo të interesuar.
===============
Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të vendoset e as të zgjatet sipas qejfit, por sipas rregullave.
Këtu kam bashkëlidhur dy nene. Njëri me numër 174 që i përket Kushtetutës së Republikës dhe tjetri me numër 18 që i përket ligji 45/2019 “për Mbrojtjen Civile”.
Të dyja këto nene kanë në përmbajtjen e saj një sentencë ndaluese. Të dyja saktësojnë se ” Këshilli i Ministrave NUK MUND të vendosë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për më shumë se 30 DITË..”
Pra edhe njëherë: 30 DITË!!!
Nëse situata e imponon që duhet një zgjatje të këtij afati, të dyja këto nene sqarojnë se “….mund të zgjatet për vetëm me pëlqim të Kuvendit”. Gjithmonë nëse situata e dikton këtë gjë dhe jo dëshira e qeverisë.
Nga sa kemi parë e perceptuar Shqipëria ka dalë nga nevoja për të qenë në gjendje fatkeqësie sepse për pak ditë plotësohet 40 ditëshi, pra quarantina.
Natyrshëm do duhet të vijojmë me disa kufizime, por jo nën masa ekstreme si ato të gjendjes së fatkeqësisë. Kjo e fundit nënkupton një gjendje shoku dhe që nuk zgjat gjysmë viti, por disa ditë. Prandaj është vendosur afati 30 ditë në Kushtetutë.
Megjithatë, ky afat mund të zgjatet por zgjatja nuk mund të jetë më shumë se afati prej 30 ditësh. Lexojini prap nenet!
“Jo më shumë se 30 ditë”. Zakonisht është më pak, ose aspak, por jo më shumë.
Pra zgjatja s’mund të jetë më e madhe se afati i parë, siç propozon qeveria një shtyrje prej 60 ditësh të tjera!!!!
Nëse prapë do ketë nevojë për shtyrje, pra edhe pas shtyrjes së parë, mund të kërkohet një tjetër.
Por jo të vendoset sa të ketë qejf qeveria.
Këto dy nene janë baza e këtij arsyetimi. Kush do të arsyetojë në bazë të logjikës së ligjeve, kuptohet.
Çdo gjë tjetër është abuzim.
Qeveria është ende në kohë ta konsiderojë propozimin e saj pas ti ketë lexuar këto nene.
Kuvendi e ka detyrë të mos lejojë shkeljen e tyre.
Presidenti ka radhën të tregojë se është vërtetë me popullin(siç i tha Ai) dhe me Kushtetutën(siç ka thënë vetë).
Opozita e ka detyrë demokratike të mos pranojë një standart antikushtetues.
Si të duan! Por këto janë ligjet e shtetit!
Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, ndaj kërkojmë arsye dreqi e mori!/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne