Ish-ministri i Drejtësisë së Izraelit bën thirrje për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme

Pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor nuk i shohin më si të “paligjshme”, ish-ministri i Drejtësisë së Izraelit dhe kryetari i Partisë së Re të Djathtë, Ayelet Shaked i bëri thirrje Izraelit për aneksimin e vendbanimeve në fjalë.

Shaked, i cili qëndron me mendimet e tij të ekstremit të djathtë, në mesazhin e postuar në llogarinë Twitter tha se “Ka ardhur koha që ta zbatojmë sovranitetin tonë ndaj këtyre vendbanimeve”.

Edhe Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu para zgjedhjeve të parakohshme të 17 shtatorit kishte premtuar të aneksojë vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi se ata nuk i konsiderojnë më vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor si të paligjshme.

Në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli në vitin 1967, ka rreth 250 vendbanime të paligjshme hebraike. Më shumë se 400 mijë kolonë hebre jetojnë në këto vende.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne