Ish ministri i mbrojtjes i Kanadasë: SHBA ka teknologji për shkatërrimin e UFO-ve

Paul Hellyer, një ekspert i teorive konspirative dhe alienëve, thotë se SHBA jo vetëm që ka përfituar për vite me radhë teknologji nga alienët por ka edhe teknologji të aftë për të shtënë në dorë dhe rrezuar anije kozmike jashtëtokësore.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një teknologji të tillë, që është e aftë të shkatërrojë anijet kozmike aliene, thotë Hellyer, një inxhinier kanadez 94 vjeçar, politikan, shkrimtar, komentator dhe teoricien i teorive konspirative dhe alienëve.

“Unë besoj se ata kanë zhvilluar dy deri në tre lloje të armëve që janë të afta për ti çaktivizuar dhe rrëzuar UFO-t,” tha ai për Daily Star.

Sipas Hellyerit, Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer teknologji madje edhe për mënyrën e ruajtjes së teknologjisë nga qëniet më të përparuara.

“Ky është qëllimi primar i mburojës anti-balistike të raketave, ku këto armë kanë synim në dy drejtime, për të kontrolluar situatën në Tokë, dhe për të rrëzuar UFO-t,” tha ai për Daily Star.

Ajo që i bën këto pohime tepër të rëndësishme është fakti që Hellyer dikur ka qenë ministër i mbrojtjes i Kanadasë, nga 1963 deri në 1967 dhe ministër i transporteve nga viti 1967 deri në vitin 1969.

Në vitin 2014, Hellyer tha për RT-në se janë të paktën katër lloje alienësh që kanë vizituar Tokën gjatë mijëra viteve. Disa prej tyre në të vërtetë ndërveprojnë me ushtrinë amerikane në një bazë të Forcave Ajrore në Nevada. Sipas Hellyerit, ushtria amerikane ka shkëmbyer teknologji me “të bardhët e gjatë”, siç përshkruan ai racë aliene, që prej viteve 60.

Sipas the Daily Star, ai përmendi ish-ushtarakun e Forcave Ajrore të SHBA-së, Charles James Hall, i cili ka shkruar për takimet e tij me alienët në një bazë Nevada. A i kishte treguar Hellyerit se kishin një hangar enkas për një anije kryesore aliene e cila kishte zbritur në anën e një mali në netët me hënë të plotë.

Megjithatë, pavarësisht se ka armë të afta për të rrezuar UFOt, nuk ka nevojë që të bëhet kjo gjë, pasi alienët në fakt janë miqësorë dhe janë më të shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e trajtojnë planetin e tyre.

“Shumica e vëzhguesve besojnë se ata janë miqësorë, kështu që pse duhet të qëllojmë në drejtim të miqve?” pyet ai.

Ekziston edhe një arsye se pse SHBA nuk ka qëlluar mbi UFOt, sepse siç tha edhe Hellyer në vitin 2013 në një intervistë tjetër për RT, kjo do të ndizte një “luftë ndëryjore”.

Nga ana tjetër, nëse merrej vesh se në botën aliene do të kishte naftë …/sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne