Ish-ministri i luftës së Izraelit krenohet me vrasjen e palestinezëve

Mushe Jalon, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, ka pohuar kryerjen e krimeve kundër palestinezëve.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Mushe Jalon, ish-ministri i regjimit sionist, ka pohuar se asnjë sionist nuk ekziston në kabinetin qeveritar ose në parlamentin sionist i cili të ketë vrarë arabë dhe palestinezë më shumë se ai. Ai gjithashtu kërkoi nga Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, që të japë dorëheqje për shkak të dosjeve të ngritura në lidhje me korrupsionin financiar. Ai ka shtuar: “Netanjahu po mundohet vetëm për interesat personale dhe synon të mbetet në pozitën e tij”. Ndërkohë, qindra sionistë të shtunën në mbrëmje përsëri kanë protestuar në lindje të Tel Avivit dhe kanë kërkuar përshpejtimin e procesit të hetimeve dhe marrjes në pyetje të Netanjahut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne