Ish minsitri izraelit: Takimi Asad-Putin tregon dështimin e politikës së jashtme të Izraelit

Ehud Barak, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, ka reaguar ndaj takimit të Bashar Asad, presidentit të Sirisë me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë dhe ka thënë se ky tregon dështimin e politikës së jashtme të Izraelit.

Barak Ehud në një mesazh të publikuar në Twitter ka krahasuar takimet e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist dhe takimet e Bashar Asad me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka shkruar: “Tre muaj më parë Netanjahu dhe Putin janë takuar në brigjet e detit të Zit. Dje Asad dhe Putin kanë zhvilluar një takim në brigjet e detit të Zi”. Ai në vazhdim ka kërkuar dorëheqjen e Netanjahut nga posti i kryeministrit të regjimit sionist dhe ka shkruar: “Deti është po ai det dhe Putin është po ai Putin! Mirëpo ky takim (Asad-Putin) tregon një disfatë të madhe të politikës së jashtme të Izraelit. Netanjahu duhet të japë dorëheqje!” Burimet zyrtare të Kremlinit sot në mëngjes kanë deklaruar se presidentët e Rusisë dhe të Sirisë kanë zhvilluar një takim në Suçi dhe kanë biseduar rreth krizës në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne