Ish presidentit Muhamed Morsi i bëhet padrejtësi edhe pas vdekjes

Ish presidenti i Egjiptit Muhamed Morsi i rrëzuar nga pushteti me grush shteti, u varros në Kajro një ditë pasi vdiq në gjyq.

Familja e Morsit mori pjesë në funeralin e Muhamed Morsit në xhaminë e burgut Tora. Ai më pas u varros në zonën Nasr të Kajros. Djali i Morsit, Ahmedi, tha në një postim në Facebook se agjencitë e sigurisë nuk kanë lejuar që Morsi të varroset në varrezën familjare, në vendlindjen e tij në provincën Sharkia.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International kërkoi hetime “të paanshme, të plota dhe transparente” të rrethanave të vdekjes së Morsit. Morsi po ndiqte një seancë të gjyqit në Kajro, në lidhje me akuzat për spiunim, kur vdiq. Ai ka qenë figurë e lartë në lëvizjen islamiste Vëllazëria Myslimane, e cila tani është e ndaluar.

Atë e përmbysi nga pushteti ushtria e Egjiptit në vitin 2013 pasi Morsi kishte marrë detyrën si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Që atëherë, Morsi ka qenë në paraburgim. Pas largimit nga pushteti, autoritetet egjiptiane kanë nisur përndjekjen e mbështetësve të tij dhe të Vëllazërisë Myslimane./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne