Ish-raportuesi i OKB-së: dëbimi izraelit i vëzhguesve nga Hebroni është një vendim i “ligë”

Një ish-i dërguar i OKB-së për çështjet palestineze ka dënuar një vendim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të dëbuar vëzhguesit ndërkombëtarë nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, një pikë e nxehtë kjo e tensioneve izraelito-palestineze.

John Dugard , një profesor i së drejtës ndërkombëtare, i cili më parë ka shërbyer si raportues i posaçëm në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çështjet palestineze, përshkroi vendimin për të dëbuar Praninë Ndërkombëtare të Përkohshme në Hebron (IAPH) si “të lig”.

“Situata në Hebron është shumë e paqëndrueshme,”  tha ai për RT, duke shtuar se IPV “kanë mbajtur paqen mjaft me sukses” edhe pse tensionet vazhduan të shtoheshin midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj izraelitë.

Vëzhguesit kanë “luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në Hebron dhe nuk mund të imagjinojmë Hebronin pa praninë e IAPH-së. Kjo do të shihet si një dritë jeshile për kolonët për të minuar dhe për të shkelur të drejtat e popullit palestinez në Hebron, “ tha ai.

 

Misioni 64-anëtarësh ka qenë i pranishëm në Hebron që nga viti 1994. Ndërsa palestinezët përbëjnë shumicën e popullsisë së qytetit, ushtria izraelite ka kontrolluar pjesët e qytetit që nga viti 1997 në një përpjekje për të mbrojtur kolonët.

Të hënën, Netanyahu njoftoi se do t’i refuzonte vëzhguesit të vazhdonin misionin e tyre duke i akuzuar se veprone kundër interesave të Izraelit. Ai ndjek thirrjet e politikanëve të krahut të djathtë në Parlamentin e Izraelit për të dëbuar IAPH “nga qyteti i paraardhësve tanë”.

Dugard ishte një nga disa zërat që dënojne vendimin e Tel Avivit, me zyrtarin palestinez Saeb Erekat u bën thirrje OKB-së që të “garantojë sigurinë dhe mbrojtjen” e palestinezëve, derisa t’i japë fund “okupimit luftarak” të Izraelit .

Ndërsa kritikonte IAPH-në se ishte një organizatë “pa dhëmbë”, Ali Abunimah i Intifadës Elektronike shkroi ne twiter per “krime okupatore dokumentesh” në qytet.

 

Muajin e kaluar, një raport shumë kritik i brendshëm u zbulua në gazetën izraelite Haaretz. Ajo përmendi një “shkelje të rëndë dhe të rregullt” të të drejtave të njeriut ndaj palestinezeve në qytet dhe akuzoji vendbanimet izraelite atje si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“Nuk mund të imagjinohet se çfarë do të ndodhë”, pasi misioni largohet nga Hebroni, paralajmëroi Dugard, “pasi që kolonët janë shumë të dhunshëm dhe të vendosur për ta bërë jetën e palestinezëve ferr”./ RT/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne