Ish shefi ekzekutiv i mbikqyrjes së “operacioneve sekrete” në Irak, paguhet për tu angazhuar në luftë propagandistike kundër Katarit

Një veteran i operacioneve të propagandës së Pentagonit është paguar vitin e kaluar nga një kompani me bazë në Dubai për të krijuar një film që akuzon Katarin për lidhje me terrorizmin, zbuloi faqja e internetit thebureau.

Kompania e Charles Andreas, Andreae & Associates, e cila u kontraktua për të prodhuar filmin, kishte punuar me parë për kompaninë lobuese Bell Pottinger. Ndërsa punonte për Bell Pottingerin, ai e kishte ndihmuar atë lidhur me mbikëqyrjen e një kontrate prej 500 milionë dollarësh të Pentagonit për të drejtuar operacionet top sekrete gjatë luftës në Irak.

Kontrata e fundit thekëson shqetësimet në rritje për fushatat e ndikimit të huaj brenda në Uashington. Ndërsa fokusimi kryesor ka qenë më tepër i përqëndruar tek roli i Rusisë në zgjedhjet amerikane si dhe tek vendet e Gjirit Persik të cilat kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për të shtyrë agjendën e tyre me atë të administratës Trump.

Andreas, ish-drejtorit ekzekutiv të Bell Pottingerit, iu dhanë në gusht 2017 mbi 500,000 dollarë për të prodhuar një film prej gjashtë pjesësh që e lidhte Katarin me terrorizmin botëror.

Filmi i titulluar ‘Katari: Një Aleancë e Rrezikshme’, karakterizohet me ekspertë konservatorë që flasin për lidhjet e Katarit me grupet islamike, me lajme të ndërthurura, si dhe me arkiva fotografish.

Disa kopje të filmit u shpërndanë gjatë një eventi të institutit të studimeve strategjike Hudson në tetor 2017. Ish-shefi strategjik i Presidentit Trump, Steve Bannon, ishte një nga folësit kryesorë të eventit, ashtu siç ishin edhe ish Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta dhe Gjenerali David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s.

Megjithëse tematika e tij nuk ishte edhe aq tërheqëse, dokumentari duket se është parë më shumë se 700,000 herë në YouTube dhe është gjithashtu në dispozicion edhe në Amazon.

Ndërsa punonte për Bell Pottingerin, Andreas u mor edhe me një kontratë të programit të propagandës së Pentagonit në Irak, i zbuluar në vitin 2016 nga Byreau dhe The Sunday Times, tha bashkëthemelues i agjencisë Tim Bell për the Bureau (thebureauinvestigates).

Programi i Irakut përfshinte raportime të lajmeve që dukeshin sikur ishin prodhuar nga mediat arabe dhe video të rreme të al Kaedës që përdoreshin për të gjurmuar shikuesit. Ekipi “psyops” i Bell Pottingerit raportonte tek gjenerali Petraeus, i cili drejtonte forcat amerikane në Irak.

Bell Pottinger u bë subjekt i mbikqyrjes nga administrata vitin e kaluar, pasi ishte implikuar në një fushatë polemikash që nxiste tensionet raciale në Afrikën e Jugut.

Kontrata e filmit për Katarin u bë e njohur nga një deklaratë e re lobuese prej Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së. Kompanitë amerikane janë të detyruara me ligj që të tregojnë informacionet mbi lobimin dhe punën e tyre për klientët e huaj.

Deklarata tregonte se Andreae & Associates (A & A) ishte punësuar në gusht 2017 nga Lapis Communications për të prodhuar “gjashtë produkte multimediale të fokusuara në një hetim mbi rolin e shtetit të Katarit dhe lidhjen e shtetit me terrorizmin global”. Lapis është një kompani strategjike e komunikimit me bazë në Dubai në pronësi të një sipërmarrësi afgano-australian.

Filmi është autorizuar në një kohë kur qeveritë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po kryenin një fushatë propagande ndërkombëtare të paparë kundër Katarit.

Verën e kaluar, të dy vendet i shkëputën marrëdhëniet me shtetin i Gjirit, të cilin e akuzojnë për sponsorizim të terrorizmit në Lindjen e Mesme. Çarja tregon qartë një ndasi të madhe ndërmjet vendeve të pasura me burime natyrore, të cilët janë aleatët kryesorë të SHBA-së.

Menjëherë pas kontratës së Lapis me Andreae & Associates, Këshilli Kombëtar Mediatik i Emiratit i dha një kontratë prej 250,000 dollarësh nje kompanie lobuese në Londër. Një pjesë e parave shkoi për kompaninë SCL Social për një fushatë mediatike kundër Katarit. SCL Social është pjesë e Grupit SCL i cili zotëron gjithashtu edhe Cambridge Analytica, një kompani që tashmë është zhytur në polemika mbi shfrytëzimin e të dhënave të përdoruesve të Facebookut.

Charles Andreas u regjistrua gjithashtu në janar të këtij viti si lobist nga ana e Senatit Amerikan mbi marrëdhëniet Katar-SHBA në emër të Lapis.

As Charles Andreas dhe as dikush nga Lapis Communications nuk iu përgjigj kërkesave të Byrosë për të komentuar mbi këtë histori.

Sipas New York Times-it, këshilltari politik i sundimtarit de facto të Emirateve të Bashkuara Arabe, kërkoi gjithashtu të shtynte agjendën e Gjirit sipas asaj të Uashingtonit përmes Elliott Broidit. Times raportoi se kompania Circinus e Broidit kishte marrë kontrata fitimprurëse në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se vetë Broidi po qarkullonte propozime për një fushatë kundër Katarit në mars 2017.

Broidi ishte një donator në eventin e insitutit Hudson ku u shpërnda filmi ‘Katari: Një Aleancë e Rrezikshme’, raporton Times dhe McClatchy.

Nuk është e qartë se sa të suksesshme kanë qenë operacionet kundër Katarit. Komenti i parë në YouTube poshtë videos së “Aleancës së Rrezikshme” thotë: “Kjo video është një propagandë amerikane.” Komenti i dytë shkon më tej e thotë: “Unë përkrah Katarin”.

Katari ka shpenzuar shumë në lobimin e tij në SHBA. Në fillim të këtij muaji, Trump mirëpriti Emirin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë. Sherri që ka kapur Gjirin ka qenë një nxitës për kompanitë e ndryshme lobuese. Një numër i ish punonjësve të Bell Pottingerit ngelën në brendësi të operacioneve influencuese globale.

Biografia e Charles Andreas në faqen e internetit të kompanise “Andreae & Associates” thotë se ai ishte kryeshefi ekzekutiv i Bell Pottingerit në SHBA midis viteve 2004 dhe 2008.

Colin Judd, punonjës i komunikimit në Lapis, i përmendur nga Departamenti i Drejtësisë në kontratën e kompanisë Andreae & Associates, punonte gjithashtu për Bell Pottingerin duke ndihmuar një klient qeveritar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas profilit të tij në LinkedIn, kolegu i tij strategjik David Sowells në kompaninë Andreae & Associates, është listuar gjithashtu në faqen e internetit të firmës si një punonjës i Bell Pottingerit./thebureauinvestigates/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne