Ish shefi i CIA-s Brennan shpërthen kundër Trampit për kërcënimet e tij ndaj votimit për Jeruzalemin

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit më 6 dhjetor, vazhdon të prodhojë zemërim ndërkombëtar dhe të zemërojë poitikanët.
Ish-drejtori i CIA-s John Brennan ka kritikuar ashpër Presidentin e SHBA-së Tramp lidhur me kërcënimet për prerje të fondeve ndaj shumë vendeve para votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Jerusalemin.

Në 22 dhjetor, Brennan shprehu indinjatën në Twitter rreth premtimit për hakmarrje nga Tramp kundër të gjithë atyre vendeve që do ti thoshin “jo” njohjes së Uashingtonit për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Përdoruesit në Twitter reaguan me të shpejtë, me disa që sinjalizuan mbështetjen e tyre për kritikat e Brennanit dhe disa të tjerë që u tallën me Brennanin.

Herët këtë javë, Tramp tha se do vëzhgojë me kujdes mënyrën se si vendet do votojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Asamblenë e Përgjithshme.

“Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliardë dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh, po i shikojmë këto vota, le të votojnë kundër nesh, do të kursejmë shumë, nuk na intereson” Tha Trump.

Të enjten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që kundërshton njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, pasi 128 vende anëtare votuan në favor të rezolutës.

Më herët SHBA vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rezolutë që i kërkonte Trampit që të ndryshojë vendimin e tij mbi Jeruzalemin, ndërsa 14 shtete mbështetën dokumentin e hartuar nga Egjipti.

Më 6 dhjetor, Trampi bëri publike deklaratën e Uashingtonit mbi Jerusalemin, një masë që u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë zyrtarët palestinezë, të cilët e përshkruan atë provokim dhe si gabimin më të madh të Presidentit të SHBA-së./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne