Ish shefi i Mossadit: Netanjahu urdhëroi luftën kundër Iranit në vitin 2011

Ish kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossadit, Tamir Pardo tha se kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë që të përgatitet për të sulmuar Iranin brenda 15 ditëve, në vitin 2011.

Ish shefi i Mossadit, Tamir Pardo bëri një deklaratë kritike për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të përshkruar si ‘armiku kryesor i të gjithë njerëzimit’.

Pardo, i cili mori pjesë në programin televiziv Ovda dhe iu përgjigj pyetjeve të Ilana Dayan, tha se Netanjahu urdhëroi ushtrinë në vitin 2011 që të përgatitet për të sulmuar Iranin brenda 15 ditësh.

‘NUK ËSHTË NJË LOJË APO STËRVITJE’

Pyetjes se “A besonit se do të ndodhte sulmi?”, Pardo iu përgjigj kështu: “Kjo nuk mund të jetë diçka e bërë si stërvitje. Nëse dikush e bën këtë, ata duan të japin një mesazh. Nëse ju thonë të filloni numrimin prapa, ju e kuptoni se ata nuk po luajnë me ju.”

‘A ËSHTË URDHRI I LIGJSHËM? A KA AUTORITET PËR URDHËR?

Ish-shefi i Mossadit i cili tha se ka pyetur për ligjshmërinë e urdhrit të kryeministrit dhe se madje ka menduar edhe për dorëheqje, u shpreh kështu:

“Kam hulumtuar për detajet më të hollësishme. Jam takuar me ish kryetarët e Mossadit dhe me këshilltarë ligjorë. Kam shkëmbyer pikëpamje me të gjithë ata që kam mundur lidhur me atë se kush ka autoritet për të dhënë urdhër për fillimin e një lufte.”

‘DUHET TË MOS BËJË VEPRIME TË PALIGJSHME’

Duke vënë në dukje se donte të sigurohej se urdhri nuk ishte i paligjshëm, por se ishte i vetëdijshëm për hulumtimet që ka bërë Netanjahu, Pardo vazhdoi kështu:

“Nëse unë marrë një urdhër dhe ky urdhër vjen nga kryeministri, nga unë pritet që ta përmbushë atë. Nëse diçka shkon keq, ose madje edhe nëse operacioni dështon, unë duhet të sigurohem se nuk do të ndodh diçka e paligjshme.”

‘SHPALLJE E QARTË E LUFTËS’

Pyetjes se “Sipas pikëpamjes tuaj, a është e njejtë si të sulmosh Iranin, sikur të marrësh vendimin për të nisur një luftë?”, ish shefi i Mossadit iu përgjigj: “Në mënyrën më të qartë dhe të thjeshtë.”

‘OSE I PËRMBAHESH URDHRIT, OSE…’

Pardo, i cili tha se mendon të japë dorëheqje në një moment të tillë tensioni, u shpreh se: “Kur kryeministri të jep urdhër, ke dy opsione: ose të i përmbahesh ose të tërhiqesh.”

ATA E SHTYN NETANJAHUN TË HEQ DORË

Më parë, ka pasur lajme se Netanjahu ka marrë vendim për të hapur luftë kundër Teheranit, si përgjigje ndaj hapave të presidentit të atëhershëm Barak Obama për t’u afruar me Iranin, por se ka hequr dorë për shkak të kundërshtimit të ashpër të Pardos dhe ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Benny Gantz.

Ish-kryeministri Ehud Barak, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes në qeverinë e Netanjahut në vitin 2011, tha se Netanjahu donte të bombardonte Iranin në vitin 2010 dhe 2011, por zyrtarët e lartë izraelitë e kundërshtuan atë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne