Ish-Shefi i Shtatmadhërisë së Egjiptit burgoset pas kandidaturës për president

Pretendohet se ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Egjiptit, Sami Anan, që deklaroi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen në muajin mars, mbahet i burgosur në një burg ushtarak.

Ky është informacioni i parë që jepet në lidhje me vendin e Ananit, i cili u arrestua në 23 janar.

Avokati i Ananit, Nasir Emin tha se e vizitoi ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm në një burg ushtarak që i përket ushtrisë egjiptiane në zonën Huckstep (një kompleks ushtarak në lindje të Kajros).

Në lidhje me këtë çështje nuk është bërë asnjë deklaratë nga ushtria egjiptiane.

Ushtria e Egjiptit, ditën e martë më 23 janar, deklaroi se do të fillonte një hetim për Sami Anan, për shkak të shkeljes ligjore në lidhje me shpalljen e kandidaturës për president dhe e kishte thirrur atë për ta marrë në pyetje.

Edhe drejtori i fushatës zgjedhore jashtë Egjiptit i ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Mahmud Rifat në një deklaratë të bërë nga llogaria në Twitter, kishte bërë të ditur arrestimin e Ananit.

Komisioni Zgjedhor Kombëtar i Egjiptit kishte nxjerrë emrin e Ananit nga lista zgjedhore menjëherë pas deklaratës për hetim.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Egjiptit në periudhën e Husni Mubarek, në datën 19 janar, nëpërmjet një video të publikuar në internet kishte deklaruar se do të vinte kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne