Bota

Ish shefi i spiunazhit gjerman: Mosadi qëndron prapa publikimit të videos që çoi në kolapsin e qeverisë austriake

Politika austriake është tronditur nga skandali “Ibiza-gate” sipas se cilit zëvendëskancelari i vendit kishte diskutuar mbi mundësinë e një investimi në një gazetë vendase nga një qytetar i huaj në këmbim të mbulimit favorizues së medias.

Rudolf Adam, një ish-diplomat dhe ish drejtues i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë, thotë se skandali që e ktheu politikën e Austrisë me kokë poshtë ishte orkestruar nga shërbimet sekrete izraelite.

Duke shkruar për revistën politike Cicero, Adam argumenton se plani për të rrëzuar zëvendeskancelarin Heinz-Christian Strache me publikimin e një videoje bombastike nuk ka gjasa të ketë dalë prej Shteteve të Bashkuara, e cila aktualisht është pothuajse “e zënë me Korenë, Iranin dhe Kinën” .

As Rusia nuk mund të jetë prapa “vrasjes politike”, siç e thotë Adam, duke pasur parasysh se tani ish- zëvendës kancelari ka mbrojtur qëndrimin për lidhje më të ngushta me Moskën.

Asnjë shërbim evropian “nuk mund ta bëjë dhe nuk duhet” ta bëjë një gjë të tillë, pohon Adam, ndërkohë që Kina dhe vendet arabe duket se kanë pak interes në politikën e brendëshme austriake.

“Gjithçka që mbetet lidhet me një shtet që ka kapacitetet njerëzore dhe teknike për një operacion të tillë dhe me një motiv të qartë: Izraeli”, vazhdon ai.

Rufod Adam, i cili ka punuar nëpër ambasadat gjermane në Moskë dhe në Londër, vë në dukje se komunitetet hebraike në Evropë kanë frikë nga rritja e ndjenjave antisemite dhe mohimi i Holokaustit, gjë që mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit.

Ai pretendon se Strache mishëronte “antisemitizëm të thellë” dhe një “degradim” të mizorive naziste, kështu që Izraeli duhej të reagonte.

“Izraeli ka një interes mbijetese kundrejt BE-së e cila duhet të ndjekë një politikë miqësore me Izraelin. Kjo linjë ka qenë tashmë në diskutin në mezin e anëtarëve të BE-së. Një triumf i partive politike të afërta me FPO-në mund të iniciojë një kthesë dhe ta sjellë BE-në si një të tërë në një linjë kritike ndaj Izraelit, ” thotë ai.

Si për ironi, vetë Adam u akuzua për antisemitizëm pas publikimit të opinionit të tij.

Sipas gazetës izraelite Ynetnews, Konferenca e Rabinëve Evropianë (CER), aleanca më e njohur e rabinëve në Evropë, tha se përpjekja për të fajësuar Izraelin për rënien e Heinz-Christian Strache është “një kujtesë e antisemitizmit klasik” dhe nuk mund të shpërfillet.

Dy gazeta gjermane raportuan në 17 maj se Heinz-Christian Strache, kreu i partisë nacionaliste FPO dhe asistenti i tij, Johann Gudenus, kishin diskutuar që ti ofronin disa marrëveshje biznesi një gruaje, e cila më vonë doli se kishte fituar nënshtetësinë letoneze në këmbim të mbulimeve mediatike.

Biseda me sa duket u zhvillua në Ibiza në verën e vitit 2017.

Gruaja raportohet se po kërkonte të investojë para të paligjshme në gazetën më të madhe të Austrisë, Kronen Zeitung. Për të u tha se kishte diskutuar për animin e mbulimit mediatik në favor të FPO-së, duke rritur kështu në mënyrë efektive shanset e fitores për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Rastësisht, video u mbajt për gati dy vjet dhe u shfaq rreth një javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Adam beson se kjo nuk është rastësi, duke pasur parasysh “suksesin e pashembullt” të partive të krahut të djathtë dhe se Strache po luante një rol qendror në këtë bllok të krahut të djathtë me FPO-në e tij.

Strache, i cili nuk e vuri në dyshim autenticitetin e videos, por e quajti atë “vrasje politike të shënjestruar”, u detyrua të largohej nga posti i zëvendëskryeministrit dhe nga posti si udhëheqës i FPO-së. Kancelari Sebastian Kurz e braktisi koalicionin e Partisë së tij Popullore me FPO-së, duke e detyruar këtë të fundit të largohej nga qeveria.

Kurz vetë u detyrua të japë dorëheqjen të hënën pas një votimi mosbesimi në parlament, ndërsa qeveria e tij u shpërnda./sputnik/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA