Ish-terroristi Ali Safavi akuzon Iranin për terrorizëm

Një deklaratë sensacionale pa fakte dhe prova por vetëm fjali, emra, një lexim të gërmëzuar dhe drithërues ku Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri publike një organigramë personazhesh që sipas tij kishte për qëllim të prishte festën e ashures në mars 2018 në Shqipëri trazoi mediat afër qeverisë dhe ngriti në këmbë opinonin publik.

Folën shumë, me emra e mbiemra, lidhje me terroristet e trafikantë droge, por të gjitha ishin vetëm fjalë, asnjëbazë apo fakt konkret mbi personat që u përmendën dhe u etiketuan si një celulë terroriste iraniane që donte të godiste muxhahedinët në Shqipëri.

Fill pas deklaratës se Veliut, mediat morën ushqimin e ditës të servirur nga “shefat” dhe bënë “llogje” në të gjitha televizonet kombëtare shqiptare. Sigurisht, jo të gjithë e hëngrën sapunin për djathë.

Pikërisht një ditë pas kësaj deklarate dhe pavarësisht ezaurimit të tejskajshëm të saj me rrena e rrena pa fund nuk do të mungonin edhe deklarata apo prononcimet e gjoja palës së prekur, MEK.

Ajo që të bën përshtypje më shumë është se si ka mundësi që me kaq lehtësi një organizatë ish-terroriste që deri në 2012 SHBA i vriste dhe këta vrisnin kurde dhe arabe, tani përhapin lajme të rreme dhe sulmojnë ambasadën e vendit të tyre ku edhe vetë e pranojnë se nuk kanë qenë në dije të ndonjë sulmi që mund tu kanosej në territorn shqiptar, afër Manzës, aty ku  një grup prej mbi 3 mijë anëtarësh të MEK.

Një tjetër fakt i çuditshëm është se si ka mundësi që një media si top channeli të cilin MEK e akuzoi një vit më parë si media të blerë nga Irani, tani interviston ish-terroristët xhihadistë.

Ali Safavi, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, të Këshillit Kombëtar të Rezistencën Iraniane, tha për Top Channel se: “Pas shmangies së atij akti terrorist dhe pas largimit të diplomatëve iranianë, njerëzit në kamp janë më të sigurt. Por ne besojmë që për sa kohë do të kemi ambasada dhe misione diplomatike iraniane që funksionojnë, rreziku i akteve terroriste të regjimit iranian është i pashmangshëm”.

“Ishin forcat QUDS, ministria e inteligjencës dhe ajo e jashtme iraniane, përgjegjëse për atë operacion terrorist kundra nesh dhe shqiptarëve. Punojnë se bashku për tu angazhuar në akte terroriste jashtë Iranit. Dhe sigurisht për këtë përdornin misionet diplomatike iraniane dhe kryesisht ambasadat, për të lehtësuar dhe koordinuar këto akte terroriste. Kujtojmë se pasi u shmang akti terrorist gjatë festimeve tona, qeveria shqiptare ndërmorri një akt kurajoz deportoi ambasadorin iranian në Shqipëri dhe zëvendësin e tij, si të përfshirë në këtë komplot”, tha ai.

“Për dy nga njerëzit që drejtori i policisë shqiptare shfaqi dje në media, ne kishim informacione se kush ishin ata. Dinim lidhjet e tyre me ministrinë e inteligjencës iraniane dhe me forcat QUDS. Ne e dinim që ata punonin për regjimin iranian. Por në terma të një rrjeti, ne e dëgjuam për herë të parë, ashtu si edhe ju. Dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për krim të organizuar” citohet të ketë thën anëtari Ali Safavi për Top channel një deklaratë kjo tërësisht e pavërtetë dhe që është dhënë për të mbuluar atë që policia e shteti shpiki nga hiçi për të krijuar një vorbull lajmesh të pavërteta.

Megjithatë, ashtu siç thotë edhe populli shqiptar, çudia më e madhe tri dit zgjat” dhe pas dy ditësh e gjithë kjo zallamahi do të shuhet dhe të gjithë do të bëjnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë, ku në të vërtetë shteti shqiptar, Policia e Shtetit duhet të kërkojë falje opinionit publik për këtë lajm të rremë./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne