Lufta e ashpër që po vazhdon të zhvillohet në Siri po bën që xhihadistët të pësojnë humbje të mëdha dhe të inatosë më shumë terroristët që të shpërthejnë botën nga akte fatale terroriste.
Nga kjo, luftëtarët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” po kthehen në vendet nga kanë shkuar, nga kjo del se Kosova është një prej vendeve që ka pjesëmarrës aktivë në Siri, ndonëse jo pak, pra vendi tani rrezikohet nga kthimi i tyre në atdhe.
Naim Maloku, i akuzuar nga Serbia si terrorist i UCK-se por qe tani e heq veten si njohës i çështjeve të sigurisë i tha Lajmi.net, se Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste, nëse vullnetarët kthehen në vend dhe nuk arrestohen.
“Po, normalisht që Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste, nëse ata vullnetar që kanë shku në Siri, do të kthehen në Kosovë dhe nuk arrestohet apo nuk vihen para drejtësisë”, u shpreh Maloku.
Sipas tij, organet e sigurisë duhet të jenë vigjilente për ndonjë rrezik potencial.
“Kosova tashmë ka të miratuar ligjin që e dënon pjesëmarrjen e qytetarët e Kosovës në lufta jashtë vendit, pra, në qoftë se ka të tillë që kthehen edhe organet e sigurisë nuk janë vigjilente më i vënë para drejtësisë, atëherë ekziston rreziku potencial që të ketë akte terroriste”, deklaroi Maloku.
Më tutje, Maloku tha se nuk dihet nëse aktet bëhen me vetëdijen e luftëtarëve apo ata urdhërohen nga eprorët.
“Ne nuk e dimë nëse aktet terroriste nga luftëtarët që kanë shkuar atje nga e gjithë bota, bëhen nga dëshira e tyre, apo dërgohen me urdhër të kryejnë akte terroriste nga vendet të cilat ju takojnë”, tha ai.
Krejt në fund, Maloku e ripërsërit se organet e sigurisë dhe AKI duhet të tregohen vigjilente në lidhje me sigurinë në vend.
“Prandaj, nuk e dimë pa i trajtuar organet e sigurisë dhe gjyqësisë njerëz të tillë, por edhe AKI duhet të jetë vigjilente në atë aspekt”, potencoi ai. / Express, Lajmi.net