Si na ka përdorur Berisha, mua dhe Azem Hajdarin për protesta të dhunshme (dhe një thirrje për demokratët)

Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia ka kujtuar në një status të tijin në “Facebook” protestat që janë zhvilluar ndër vite në Shqipëri.
Ai madje ka folur edhe për protestën e nesërme të opozitës, duke shprehur rezerva. Haxhia shkruan se Berisha e ka përdorur atë dhe Azem Hajdarin, si “kamikazë” gjatë viteve 90-98.

STATUSI

Protestat paqesore ne demokraci ,kane qene e jane gjithmone nje rruge e pandare e demokracive ne zhvillim por edhe atyre te konsoliduara.Kokfortesia e veshi i shurdhet i pushteteve ne gjetjen e zgjidhjeve, ka bere qe keto protesta shpesh here , te kthehen nga paqesore ne te dhunshme e me pasoja te renda per rendin dhe sigurine e qytetareve e prones se tyre. Edhe ne kete drejtim ne shqiptaret jemi unikal ne protesten tone. Kjo dhe fale qendrimit dhe keqperdorimit te zemrimit popullor nga klasa politike e radhes. Por dhe nga temparamenti yne si popull ,qe ne raste kaosi e mungese te shtetit e rendit ,behemi trima te cartur.

Flas nga pervoja ime personale si pjesmarres ne shume protesta ,qe nga dhjetori i 90 e deri tek e fundit ,grushti i shtetit 14 shtator 1998.Te gjitha ato protesta qe kam marre pjese aktive ,perjashto ato te dhjetorit 1990 kane patur nje ideator dhe nxites te tyre ,Berishen.

Si nje intrigant lindur dhe i pabese , ai gjithmone ka nxitur frymezuar dhe organizuar ne prapaskene keto protesta pa dale asnjehere ne balle te tyre ,por duke perdorur kamikaze te tipit Hajdari apo edhe te tipit tim.

Dhe gjithmone ne perfundim te tyre ,perfituesi ka qene po Berisha ,ndersa te humburit kane qene rendi ,siguria prona e shtetit dhe qytetareve,dhe vete demokratet pjesmarres.

Fryt i ketyre protestave eshte ky tranzicjon pafund ,nje mal me krime te pandeshkuara ,sidomos ato ndaj shtetit dhe rendit kushtetues te kryera e nxitura nga politikanet e modelit berisha.Sikur keto krime monstruoze ndaj shtetit te ishin ndeshkuar, sot pas 26 vitesh “demokraci” ,nuk do ishim duke pritur te huajt te na vijne e “pajtojne” mes njeri tjetrit (politikanet kuptohet) ,nuk do flisnim per bllokim rrugesh e marrje me dhune te pushtetit .

Cmenduria e nje te semuri nuk duhet te na fusi ne nje rruge te pakrye ,ku destinacjoni i saj dihet ,kaos ,dhune ,vrasje ,mungese shteti e riciklim i pafund plehrash politike..Demokratet e vertet por edhe te gjithe ata qe u dhimset ky vend i rraskapitur per vdekje ,do ti thone ndal njehere e mire ketyre plehrave antishqiptare qe shpresojne ne riciklimin e radhes..

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne