“Ish- ushtarët e ISIS do rehabilitohen në Shqipëri”, PD: Qeveria në terr informativ

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu reagon në lidhje me lajmin e ndërtimit të një kampi në Shqipëri për rehabilitimin e ish- ushtarëve të ISIS.

Shehu shprehet se një çështje kaq madhore nuk mund të lihet në terr informativ nga ana e qeverisë.

Reagimi

Duke falenderuar Keshilltarin Lleshi per pergjigjen qe dha para pak minutash ndaj shqetesimit tim e te tjereve te ngritur reth nje Qendre Rajonale ne Shqiperi per studime a reabilitime, apo dicka tjeter ne lidhje me terroristet e ISIS prej Ballkanit, desheroj te theksoj se:

1- Se pari ky “sqarim” eshte shume i vonuar. Qekurse Kryeministri Borisov shpalosi dicka te tille ne Tirane e deri me sot kane kaluar shume dite, te mbushura keto me shume komente, pyetje etj nga media, analiste, politikane, ndaj kesaj ceshtje, qe sot “zvogelohet” shume ne konceptin e saj prej Keshilltarit. Uroj te jete e te kete qene qe ne fillim keshtu ky koncept.

2- Sidoqofte te tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore per vendin, nuk mund te mbahen ne “terr” informativ. Eshte detyra e institucioneve shteterore te bejne transparence, perpara se te shperthejne diskutimet e debatet.

3- Cilado qofte pergjigja e sotme e Keshilltarit, per mua kjo ceshtje akoma nuk eshte plotesisht e qarte, kjo edhe per faktin se si u menaxhua deri me tashti.

4- Ne keto kushte do te vazhdoj ta ndjek me shume vemendje ne zhvillimet e ardheshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashteme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne