Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për lidhjen me Habilajt, por…

Ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea sot deputete e Partisë Socialiste ka theyr heshtjen për lidhjet e saj me çështjen “Tahiri-Habilaj”. Në një “sqarim” në rrjetet sociale ajo u drejtohet votuesve të saj duke iu betuar se është e pastër dhe nuk ka kryer asgjë të paligjshme dhe të pamoralshme.

“Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithë jetës dhe karrierës time” – e nis ish-zv.ministrja. Megjithëse betohet që nuk ka shkelur ligjin, ajo anashkalon thelbin e çështjes. Megjithëse thotë se ky është një “sqarim” nuk sqaron cila ishte arsyeja që udhëtoi në Greqi me “shefin” e saj dhe u kthye me makinën e që Artan Habilaj u dërgoi një javë më pas.

“…në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale” – thotë Gjebrea.

“Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta. Sigurisht ne momentin e duhur këta baltosës e shpifës qe guxojnë te hedhin balte e shpifje mbi figurën time do te përballen sipas ligjit. Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese. Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media” – këmbëngul Gjebrea.

Në fund ajo bën disa falënderime për miqtë që i kanë dërguar sms mbështetjeje duke i garantuar (edhe një herë) për pastërtinë e figurës së saj. Në këtë reagim ajo nuk bën asnjë sqarim as për dënimin që bashkëshorti i saj ka fshehur në formularin e dekriminalizmit gjatë kohës që punonte si këshilltar i ministrit Gjiknu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne