‘Ishmi dhe Sukthi më të braktisurat’, PD publikon videon: Qeveria e Ramës ka dështuar të strehojë mijëra banorë

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë inspektuar sot zonat e Sukthit dhe Ishmit duke konstatuar se janë zonat më të braktisura nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas PD qeveria Rama ka dështuar të strehojë mijëra banorë në këto zona, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Ish- deputetët e PD Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi kanë qenë sot në këto zona dhe banorët shprehen se askush nuk ka shkuar t’i shohë duke shtuar se nuk ka asnjë vlerësim për banesat e tyre nga autoritetet.

STATUSI I PD

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Nga dëshmitë e mbledhura prej përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal.

Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit./balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne