ISHP këshilla prindërve: Ja si të flisni me fëmijët për koronavirusin

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar sot, në udhëzimet e ditës, se është e rëndësishme të jeni të qetë, të sinqertë dhe të informuar kur flisni me fëmijët rreth koronavirusit.

COVID 19 referuar të dhënave zyrtare të OBSH-së ka infektuar deri në mëngjesin e 5 marsit 95425 njerëz në të gjithë Botën, nga të cilët 80410 janë në Kinë, atje ku edhe shpërtheu virusi. Ndërkohë vendi i dytë me përhapjen më të madhe është Koreja e Jugut me mbi 5 mijë raste dhe në vendin e tretë Italia me 3089 të infektuar.

Referuar shifrave 3286 persona në gjithë Botën kanë humbur jetën, ndërsa janë rikuperuar 53396.

Ndërkohë në broshurat e bëra publike nga ISHP jepen disa këshilla drejtuar prindërve lidhur me fëmijët, përsa i takon rregullave mbi mbrojtjen nga koronavirusi.

“Ja disa këshilla si të filloni bisedën me fëmijët tuaj”, thuhet në njoftimin e ISSH.

No photo description available./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne