ISHP: Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

Deri tani në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar raste të dyshuara të qytetarëve që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi dhe pas testimit kanë rezultuar negative.

Diagnoza e plotë e COVID-19, kryhet pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP, i vetmi në vend i certifikuar nga OBSH.

Nëse keni udhëtuar në vendet e prekura nga koronavirusi telefononi në Urgjencën Kombëtare në numrin 127./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne