ISIS-i deklaron luftë kundër talebanëve në Afganistan

Një grup terrorist i ISIS-it i përshkroi militantët talebanë në Afganistan si “hipokritë dhe jobesimtarë”, duke thënë se ata duhet të vriten kudo që ata janë.

Një komandant i ISIS-it, në një deklaratë, tha se militantët talebanë po tradhtojnë Islamin.

Komandanti i ISIS-it tha se anëtarët talebanë dhe mbështetësit e tij duhet të vriten kudo dhe pronat e tyre duhet të konfiskohen.

Deklarata erdhi pasi zëdhënësi taleban i Afganistanit, Zabihullah Muxhahid kohët e fundit tha se grupi është i vendosur kundër terroristëve të ISIS-it.

Zabihullah Muxhahidi kishte premtuar gjithashtu luftën e pandërprerë të “Emirateve Islame” kundër ISIS-it “në bashkëpunim me popullin afgan”.

“Emirati Islamik” ka nisur një fushatë kundër okupimit në Afganistan, tha Muxhahidi në atë kohë, duke theksuar se talebanët janë të vetëdijshëm për kërcënimin e ISIS-it dhe “në bashkëpunim me popullin, ka penguar grupin terrorist të fitojë terren në Afganistan . ”

Prania e forcave të ISIS-it në Afganistan është e kufizuar në një zonë të vogël në lindje dhe ata jetojnë në një situatë të tmerrshme pranë kufirit, tha zëdhënësi, duke shtuar se shumica e anëtarëve të tyre janë jo-afganë dhe “nuk kanë të bëjnë fare me popullit afgan “.

Asnjë luftëtar i ISIS-it nuk është i pranishëm në zonat e tjera të Afganistanit, dhe talebanët nuk do të lejojnë praninë e tillë, theksoi ai.

Burimi : ABNA24/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne