ISIS ndoqi ekspertizën e MEK-ut për sulmet terroriste në Teheran

Pjesa në vijim është shkruar nga dikush që unë e njoh mirë. Ai nuk dëshiron të përdoret emri i tij i vërtetë, sepse kjo do të rrezikonte natyrën e ndjeshme të punës së tij të deritanishme kundër terrorizmit në Europë – Massoud Khodabandeh.

Si ish-anëtar i organizatës terroriste Muxhahedin Halk (MEK), e ndoqa lajmin për sulmet terroriste në Teheran me turp, faj dhe zemërim.

Turpi dhe fajësia ime rrjedhin nga përfshirja në sulme të tilla në të kaluarën si anëtar i MEK-ut. Zemërimi im vjen nga ajo që e shoh si ndikimin e vazhdueshëm të MEK-ut në këto sulme aktuale. Bazuar në njohuritë e mia për MEK-un besoj se kjo organizatë tani ka ndihmuar organizatën më të famshme terroriste në botë për të sulmuar vendin dhe popullin tonë.

Ndërsa ndiqja lajmin për sulmet, u detyrova të kujtoja rolin tim në një mision të ngjashëm dhe se si anëtarësimi im në MEK pothuajse më kushtonte jetën. Gjatë analizimit të detajeve të sulmit të ISIS, pasi dolën, ishte e lehtë të shihej se këto operacione në Teheran ishin bazuar në ekspertizën e operacioneve të MEK-ut në disa mënyra. Unë kam identifikuar disa nga këto ngjashmëri që do i tregoj në skicën më poshtë.

Planifikimi

Objektivat e përzgjedhur nga ISIS ishin vende të synuara vazhdimisht nga MEK. Parlamenti iranian dhe anëtarët e tij kanë qenë gjithmonë objektiva primarë për MEK-un që nga viti 1980. Grupi (ISIS) ka arritur të vrasë disa anëtarë të Parlamentit dhe në një moment është përpjekur të plasë një bombë atje. Ata qenë të pasuksesshëm dhe disa anëtarë të tyre u vranë nga forcat e sigurisë ndërsa ekipe të tjera terroriste u arrestuan. Në mënyrë të ngjashme, pas krijimit të tempullit të Ayatollah Khomeinit, Massoud Rajavi, udhëheqësi i ndjerë i MEK-ut, njoftoi se “varri i Khomeinit duhet të shpërthehet”. Kjo u bë një mantra mes anëtarëve të MEK-ut, të cilën do e këndonin në seancat e indoktrinimit. MEK u përpoq pa sukses për të dërguar ekipe terroriste atje në vitin 1991 dhe 2002.

Ndërsa ISIS dhe MEK kanë të njëjtat interesa për të sulmuar Iranin, ISIS mund të kishte shkaktuar frikë dhe urrejtje shumë më të madhe kundër qeverisë në mesin e popullatës civile në përputhje me axhendën e ndryshimit të regjimit nëse do të kishte bombarduar një objektiv civil si infrastruktura e transportit ose një qendër tregtare. Ata mund të kishin bërë më shumë dëme duke synuar rojet Revolucionare, forcat e të cilëve janë në Siri. Në vend të kësaj, ISIS synon po ato vende që kanë qenë vazhdimisht nën sulm nga MEK për tridhjetë vjet.

Llogjistika

ISIS ka përdorur iranianë të rekrutuar në vend për këtë sulm. Sfida e tyre kryesore ka qenë të fusnin armët e tyre në Teheran pa u zbuluar nga forcat e sigurisë iraniane. Kjo ka qenë gjithmonë sfida kryesore edhe për terroristët e MEK-ut. Ata kanë përdorur metoda të ndryshme për të futur armët e tyre në Teheran. Për shembull, duke fshehur armët në një kamion të vogël të ngarkuar me ushqim ose brenda një truri kompjuteri të zbrazët. Përvojat e MEK-ut kanë qenë të dobishme për sulmuesit e ISIS. Ata paguan një femër me njohje për t’u bashkuar me ta për të shkuar në Teheran, duke pretenduar se është një vizitë familjare. Kjo për të ngritur më pak dyshime. Midis viteve 2000-2003, MEK-u përdorte të njëjtën qasje për të çuar terroristët e tij nga Iraku në Teheran. Femra e parë kamikaze në Iran ishte një anëtare e MEK-ut. Që atëherë, MEK-u i përdorte gratë në operacione vetëvrasëse për të ‘normalizuar’ ekipet e tyre terroriste.

Misioni vetëvrasës

Një ngjashmëri e rëndësishme është faktori njerëzor. Ashtu si MEK, terroristët e ISIS-it të zgjedhur dhe të trajnuar për misionet vetëvrasëse janë plotësisht të trushpëlarë. Ata i nënshtrohen indoktrinimit intensiv dhe seancave të manipulimit psikologjik, dhe më pas nuk u lejohet të mendojnë për ndonjë gjë tjetër përveç misionit të tyre; terror. Nga videot dhe raportet, është e qartë se terroristët janë të mpirë dhe njerëz të frikësuar të cilët janë të përgatitur të përdorin armët si një mjet i parë kundër njerëzve të papërgatitur e të pafajshëm. Terroristët e ISIS-it i shpërthyen pajisjet e tyre në momentet e para të kontaktit me forcat e sigurisë. Nja dy prej tyre madje i shpërthyen pajisjet thjesht sapo i panë forcat e sigurisë. Kjo është e ngjashme me terroristët e MEK të cilët qenë trushpëlarë për të vrarë civilë të paarmatosur ose për të kryer sulme me mortaja në një qytet të madh si Teherani. Ata armatoseshin gjithashtu me pilula cianide dhe me granata dore, duke u urdhëruar që në vend të rrezikut për t’u kapur, ata duhet të kryenin vetëvrasje dhe të dëmtonin sa më shumë njerëz të ishte e mundur rreth tyre.

Mbështetja qeveritare

Është raportuar gjerësisht se, ashtu si MEK, ISIS gjithashtu merr mbështetje nga brenda Arabisë Saudite. Pas sulmeve terroriste të Teheranit, as Arabia Saudite as MEK nuk i dënuan ngjarjet. Kjo i bën jehonë sjelljes së MEK-ut nën regjimin e Sadamit. MEK-u nuk mund dhe nuk do të dënonte ndonjë veprim të Sadamit apo Saudit, sepse ata paguheshin dhe mbështeteshin prej tyre.

MEK-u kishte nevojë për mbështetjen qeveritare për të kaluar nëpër kufijtë kombëtarë. Sadami urdhëroi që operativët e MEK-ut të hynin brenda Iranit nga Pakistani dhe Turqia në vend që të kalonin kufirin e Irakut i cili ishte nën mbikqyrje ndërkombëtare. ISIS ka qenë në gjendje gjithashtu të kalonte kufijtë, të lëvizte armët dhe të financonte aktivitetet e sij në një mënyrë që tregon nivelin e mbështetjes qeveritare.

Nuk ka asnjë indikacion se MEK-u është përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e Teheranit. Por nga njohuritë e mia të brendshme, dhe duke u bazuar në kryerjen e një sulmi vetëvrasës në Teheran të ngjashëm me stilin e disa viteve më parë, nuk ka dyshim në mendjen time se ISIS ka qenë në gjendje të përdorë ekspertizën e MEK-ut për të ndjekur këtë sulm terrorist modern.

Massoud Khodabandeh

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne