Bota

ISIS terroristët në SHBA i financon me eBay

Sipas një raporti të hollësishëm të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) organizata terroriste DAESH po përdor korporatën shumëkombëshe të tregtisë elektronike, eBay, për t’i dërguar fonde financiare një operatori në ShBA.

Raporti tregon shqetësimet në rritje të hetuesve për përdorimin e shtuar të kësaj platforme online nga organizatat terroriste.

Paratë i ishin dërguar një 30-vjeçari amerikan, i cili kishte premtuar besnikëri ndaj DAESH-it, nëpërmjet një transaksioni të dyshuar në platformën eBay.

Mohamed Elshinawy u arrestua një vit më parë në Maryland dhe akuzohet se shiste printera në eBay për të marrë paratë nga DAESH-i nëpërmjet platformës PayPal.

Hetuesit dyshojnë se këto para’ janë përdorur për kryerjen e sulmeve në ShBA.

Elshinawy është pjesë e një rrjeti global që operonte nga Britania e Madhe në Bangladesh dhe që drejtohej nga Siful Haque Sujan, lider i DAESH-it, i cili u vra në fund të 2015 nga një sulm ajror në Raka, Siri.

Sujan kishte përdorur sisteme të ngjashme për të financuar individë apo grupe që planifikonin sulme në ShBA./ TRT

OPINIONE

INTERVISTA