ISIS vret 66 persona në Tikrit të Irakut

Burimet mjekësore dhe të sigurisë së Irakut bëjnë të ditur se sulmet e natës së kaluar të grupit terrorist ISIS në Tikrit në veri të këtij vendi, kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 26 personave në mesin e tyre 14 policë dhe plagosjen e 40 personave të tjerë.

Në autoritet i policisë së Irakut ka thënë se terroristët kishin uniformat të policisë dhe kanë përdorur një makinë të policisë për të hyrë në qytet i cili ndodhet 176 km në veri të Bagdadit. Ai shtoi se rreth 10 sulmues ishin të implikuar në këtë sulm në mesin e tyre dy sulmues kamikaz. Objektiv i këtij sulmi ishte një postbllok i policisë së bashku me shtëpinë e një funksionari të policisë i cili është së bashku me 4 anëtar të familjes. Sipas burimeve policore, nga ky sulm 26 trupa janë transferuar në spital në mesin e tyre edhe 14 trupa të policisë. Dy sulmues kamikaz kanë shpërthyer rripin me lëndë eksplozive pasi janë rrethuar nga pjesëtarët e policisë, ndërsa tre persona të tjerë janë vrarë gjatë luftimeve të tjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne