Islami feja me rritjen më të shpejtë në botë

Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Pew Research Center, të raportuar gjerësisht në këtë javë.
Studimi vlerëson se nga viti 2010 deri në vitin 2050, muslimanët do të rriten në të gjithë botën me 73 për qind, ndërsa të krishterët do të shtohen me 35 për qind.
Sipas parashikimeve, Islami do të tejkalon Krishterimin si feja më e madhe në botë në vitin 2070.
Kjo është për shkak se popullata muslimane po rritet më shpejt se çdo grup tjetër fetar, thotë raporti.

Gratë muslimane kanë tendencë të kenë më shumë fëmijë se anëtarët e grupeve të tjera fetare, thuhet në raport. Globalisht, çdo grua muslimane ka një mesatare prej 3.1 fëmijë, krahasuar me 2.3 për fetë e tjera të kombinuara, sipas hulumtimit.
Islami gjithashtu ka pasuesit më të rinjë me moshë, në vitin 2010, mosha mesatare e muslimanëve ishte ishte 23.
Kjo do të thotë se një pjesë më e madhe e muslimanëve janë afër moshës së martesës, lindjeve, e cila ka të ngjarë të mbajë ritmin e rritjes të popullsisë muslimane.

Burimi : Arab News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne