Video

Islami pas mundjes se Shtetit Islamik

Lidhur me situaten pas mundjes se Shtetit Islamik, historiani Olsi Jazexhi ka bere nje permbledhje te ngjarjeve. Me shtet islamik historiani thote se nekupton ISIS-in, shtetin islamik ne Siri dhe Irak, nje organizate e tmerrshme terroriste qe u ngrit nga vendet perendimore, SHBA-ja, Izraeli dhe vendet arabe. Kjo organizate kishte si pjesetare te saj edhe mjaft persona te radikalizuar neper burgjet e Irakut sikurse burgu Ebu Graib. Me krijimin e kesaj organizate pas vitit 2006, Imperializmi Amerikan do ta perdorte ate per te shkaterruar vende si Iraku dhe Siria.

Me ne krye liderin e saj Abu Beker El bagadi, ISIS hyn pas vitit 2011 edhe ne Siri. Duke luftuar konsolidimin e qeverise ne Irak si dhe duke terrorizuar banoret, kjo organizate krijoi percarje dhe ndasi ne Irak, duke zbatuar ne kete forme planin izraelito-amerikan qe kerkonte ndarjen e Irakut ne tre shtete, kurd, shit dhe sunit. Qellimi ishte qe Iraku te mos behej me nje shtet. Pasi fillimisht shkaterruan Libine e Kadafit, keta terroriste u sollen ne Siri, ku qellimi ishte shkaterrimi i Sirise. Ne Siri, ISIS u perdor edhe si rrjte per te mbledhur muslimane nga e gjithe bota, muslimane te paditur qe mendonin se ISIS ishte vertet islami i vertete. Duke pushtuar territore qe perfshinin qytete si Rraka dhe Mosul, si dhe duke u pajisur me armatime nga Saudia dhe Izraeli, ISIS impresionoi shume muslimane nga e gjithe bota, sikurse nga Kosova dhe nga Shqiperia. Shqiptaret qe ju bashkuan kesaj lufte ne Siri ishin shtyre edhe nga perkrahja qe shteti i Kosoves dhe Shqiperine bene per luften ne Siri. Gjate kesaj kohe, zyrtare te larte sikurse Sali Berisha dolen hapur kunder regjimit te Asadit.

Prezenca e ISIS-it ne Siri u kthye ne nje problem te madh per Sirine dhe per boten. I frymezuar nga ideologjia ekstremiste tekfiriste e Saudise, ISIS filloi te kryente edhe sulme terroriste neper bote, si France, Turqi dhe Belgjike. Historiani thote se eshte ndjere shume i merzitur edhe nga shume hoxhallare shqiptare qe filluan te benin propagande per xhihadin ne Siri, te cilet i kishte kritikuar shpesh dhe me argumenta. Megjithate propaganda saudite tek muslimamet dhe tek hoxhallaret shqiptare ishte shume e forte dhe keshillat nuk u moren per baze. Propaganda e hoxhallareve shqiptare me postime videosh nga lufta ne Siri, ishte shume e forte ne internet. Keto vite ishin vite te veshtira per islamin dhe gjate kesaj kohe u moren edhe shume masa te ashpra drakonike kunder muslimaneve nga qeveria shqiptare, ku shume muslimane sikurse Verdi Morava u burgosen me vite pa faj.

Historiani thote se sot ne Siri, nje degezim i organizates PKK, qe eshte shpallur prej vitesh organizate terroriste nga shteti turk, ka mundur me ne fund qe te marre territorin e fundit qe kishte qene ne zoterim te ISIS-it, qytezen siriane te Baguzit. Marrja e kesaj qyteze u lajmerua sot ne Twitter nga terroristi Mustafa Bali qe drejton forcat kurde te mbeshtetura nga SHBA. Mund te themi se sot eshte nje date kulminore per kualicionin qe ka luftuar kunder ISIS-it ne Siri. Kjo dite erdhi pas nje kohe ne te cilen amerikanet me aleatet e tyre kane kryer shume krime lufte kunder roberve te luftes dhe familjeve te tyre.

Megjithate, fillimi i shkaterrimit te ISIS-it filloi kur shtete si Rusia dhe Irani e moren seriozisht kete organizate dhe filluan ti kundervihen. Gjate kesaj kohe kunder ISIS-it nderhyne edhe amerikanet te cilet e kishin krijuar vete organizaten, por qellimi i tyre tani ishte zhdukja e ISIS-it dhe zevendesimi me terroristet kurde. Plani amerikano-izraelit ka qene si gjithmone, perca dhe sundo. Me deshtimin e planit te tyre per krijimin e nje Sunistani ne Siri dhe Irak, plani i tyre i radhes ishte krijimi dhe mbeshtetja per nje shtet kurd. Me kete, SHBA ndalon fuqizimin e shteteve arabe qe mund te perbejne rrezik edhe per vete Izraelin si dhe nderton edhe nje shtet te dyte zionist ne Lindjen e Mesme. Nderhyrja ruse, iraniane dhe turke kunder ISIS-it dhe organizatave te tjera terroriste perben nje shqetesim te madh per SHBA-ne.

Kohet e fundit SHBA e ka shtuar mbeshtetjen ndaj te ashtequatures “Forcat demokratike siriane”, e cila nuk eshte tjeter vetem se nje degezim i organzates terroriste PKK. Te gjitha organizatat si ISIS apo Xhebat el Nusra, te cilave ju bashkuan edhe mjaft shqiptare trushplare, provuan se ishin utopi. Mundja e ISIS-it nuk do te thote mundje e Islamit, pasi muslimanet kane shtetet e tyre. Mundja e ISIS-it eshte nje e mire per islamin pasi ISIS nuk i ka sherbyer Islamit dhe ka qene nje turp per Islamin. Shqiptaret qe e perkrahen kete organizate jane viktima dhe nuk ndryshojne shume edhe nga ata shqiptare qe kane shkuar per te luftuar ne Ukraine apo ata qe shkojne dhe luftojne per NATO-n ne Irak dhe Afganistan.

Politikat ndaj muslimaneve dhe ndaj vete islamit qe zhvillojne sundimateret tane jan politika islamofobe. Historiani mendon se megjithese ISIS u mund, organizata do te mund te vashdoje si levizje guerile. Me krimet qe kane bere dhe me ideollogjite e tyre, ganizata te tilla tekfiriste te tilla si ISIS vetem islame nuk jane. Islami nuk ka dhune dhe ne jeten e Profetit Muhamed ne nuk kemi pare idiotesira dhe krime sikurse ka bere ISIS. Renia e Baguzit nuk eshte largim i ISIS-it por zevendesim me nje tjeter organizate terroriste, qe eshte organizata kurde “Forcat siriane te mbrojtjes”.

Keta jane nje organizate me potencial per destabilizim te rajonit. Amerika dhe Izraeli do ti perdore ashtu sikur do te perdore edhe moxhahedinet e MEK-ut qe kemi ne sot ne Shqiperi kunder Irakut, Turqise, Sirise, dhe Iranit. Terrorizmi eshte arme e shpikur nga amerikanet dhe perdoret prej tyre. Humbja e ISIS-it duhet te kthehet ne nje mesim per muslimanet qe te mos bien me pre e idiotesirave qe vijne nga propaganda tekfire qe hidhet nga klerike ne Saudi. Muslimanet shqiptare duhet te ndjekin pak a shume ideologjine e Mahathir Muhamedit, kryeministrit te Malajzise, i cili thoshte se ne duhet ti lutemi Allahut qe te kemi te pakten 100 vite paqe. Mundja e ISIS-it nga nje tjeter organizate terroriste sikurse SDF-ja nuk eshte as lajm i mire dhe as lajm i keq. Kjo tregon se lufterat shkaterrimtare vazhdojne ende ne Lindjen e mesme.

OPINIONE