Islamofobi Rajoni

Islamofobët bëjnë kërkesë për ndalimin e përdorimit të ferexhesë me ligj, reagon hoxhë Shefqet Krasniqi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive së Njeriut ka bërë kërkesë për ndalimin e përdorimit të ferexhesë me ligj në Republikën e Kosovës. Rreth kësaj çështje është prononcuar edhe Hoxha Shefqet Krasniqi.

Imami i njohur i xhamisë së madhe në Prishtinë në një intervistë dhënë mbrëmë në Televizionin Dukagjini, ka thënë se Këshilli për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut duhet të udhëzohet në rrugën e Zotit sepse atyre ju pengon çfarë do që është fetare.

Sipas Krasniqit, çdo gjë që në Kosovë bëhet në emër të jo fesë është e lejuar, fatkeqësisht KMDLNJ-së nuk po ia vret syrin zhveshja dhe nuk i inicion rastet e prostitucionit e trafikimit që e ka për detyrë nuk e flasin e nuk duhet të ndalohet mbajtja e ferexhesë.

Ai ka thënë se janë 10 deri 50 raste në krejt Kosovën të grave që bartin burka dhe është turp me u marrë me këtë gjë.

“Çdo sen që është fetare duhet me u luftu, në emër me u ngrit në emër se po dojnë tjerët, mos e luftoni fenë e juaj mos e luftoni kulturën tuaj” ka bërë thirrje Krasniqi

Shefqet Krasniqi tha se nëse kthehemi në vitet e 50’ta të gjithë këta që flasin kundër ferexhesë gjyshet e tyre kanë mbajtur ferexhe.

OPINIONE