Islamofobet kercenojne mufti Ternaven

Bashkësia Islame e Kosovës konsideron se kërcënimet me vdekje të udhëheqësve të shtetit, BIK dhe komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale, për të cilën raportoi sot, gazeta Zeri.

“Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim.  Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij  veprimi  qyqar nuk paraqesin  qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit”, thuhet në një komunikatë të BIK-ut.

BIK këtë  veprim e konsideron të izoluar dhe fton  qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurimit.

“Feja dhe objektet fetare te ne  gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës. Ftojmë organet kompetente që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne