Islamofobi Alon Ben-Meir përkrah Austrinë dhe sulmon Erdoganin

Islamofobi Alon Ben-Meir vazdon me sulmet e tij kundër besimtarëve muslimanë dhe Turqisë ndërsa lavdëron sjelljen fashiste të qeverisë Austriake ndaj muslimanëve.

Së fundmi ai i ka shpeshtuar sulmet ndaj tyre, duke komentuar sipas interesit të tij çdo ngjarje dhe duke e lidhur atë me besimtarët dhe Turqinë.

Nëpërmjet një statusi në facebook Alon Ben-Meir lavdëron vendimin e qeverisë austriake që mbylli shtatë xhami turke dhe dëboi 60 imamë turq dhe familjet e tyre për të ndaluar përhapjen që qeveria e cilëson si “Islam politik” duke thënë se është i vetmi vend që mori masa për të arrestuar ambicien e Erdoganit.

Nga ana tjetër ai shkruan se “Evropa është e vetëdijshme se qëllimi i shprehur i Erdoganit është të rindërtojë një fuqi rajonale neo-osmane, e cila drejtpërdrejt sfidon vlerat perëndimore”.

Statusi në facebook i Alon Ben-Meir:

“Evropa është e vetëdijshme se qëllimi i shprehur i Erdoganit është të rindërtojë një fuqi rajonale neo-osmane, e cila drejtpërdrejt sfidon vlerat perëndimore. Por i vetmi vend që mori masa për të arrestuar ambicien e Erdoganit është Austria. Qeveria austriake mbylli shtatë xhami turke dhe dëboi 60 imamë turq dhe familjet e tyre për të ndaluar përhapjen që qeveria e cilëson si ‘Islam politik'”./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne