Islamofobi Alon Ben-Meir sulmon Erdoganin: Një diktator që sundon duke terrorizuar

Islamofobi Alon Ben-Meir sulmon Erdoganin dhe Donald Trump.

Ai ka reaguar në lidhje me vizitën që do të bëj Erdogani në Shtëpinë e Bardhë të mërkuren e ardhshme.

“Operacionin “Burimi i Paqes” e ka quajtur një sulm të përgjakur ndaj kurdëve në veri të Sirisë. Gjithashtu tha që Trump dëshiron të jetë si Erdogan, një diktator që sundon duke terrorizuar popullin e tij, dhe Erdogan do të donte të ishte si Trump, njeriu më i fuqishëm në tokë që mund të shpëtojë me pothuajse gjithçka”.

Ja statusi në facebook i Alon Ben-Meir:

Trump do të mirëpresë Presidentin autoritar të Turqisë Erdogan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën e ardhshme, vetëm disa javë pasi Turqia nisi sulmin e tij të gjakosur në veri të Sirisë kundër kurdëve. Nuk jam çuditur; Trump dëshiron të jetë si Erdogan, një diktator që sundon duke terrorizuar popullin e tij, dhe Erdogan do të donte të ishte si Trump, njeriu më i fuqishëm në tokë që mund të shpëtojë me pothuajse gjithçka. Po, ato kanë shumë të përbashkëta, janë gjithashtu të pamëshirshëm dhe të korruptuar deri në kockë dhe sigurisht e meritojnë njëri-tjetrin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne