Islamofobi dhe fashizëm nga Ismail Tasholli në emisionin e Baton Haxhiut

Ne emisionin Zona B te dates 27 maj i cili drejtohet nga gazetari Baton Haxhiu, u diskutua mbi fene islame ne Kosove. Mysafire ne studio ishin ish imami Drilon Gashi, qe u shkarkua prej postit te imamit nga  Bashkesia islame e Kosoves para pak kohesh, profesori i sociologjise Ardian Gola dhe studiuesi i filozofise, islamofobi Ismail Tasholli.

Ne kete emision u vu re urrejtje dhe fyerje ndaj islamit si dhe qendrime inferiore dhe kundershtuese si ato te ish mamit Drilon Gashi. Ato qe u thane nga Ismail Tasholli, nuk ishin gje tjeter vetem se islamofobi, injorance, idiotizem dhe  fyerje ndaj islamit dhe muslimaneve shqiptare. Islamofobi Ismail Tasholli i cili nuk e ndante nga goja fjalen iluminizem, arriti deri aty sa tha se Islami eshte sikur Milloshevici. Per te treguar me shume per kete idiot dhe fashist nga Kosova, kemi zbardhur edhe nje pjese te bisedes se tij duke filluar qe nga minuta e 16.

 

 

Ismail Tasholli: “Cuditerisht ky konfrontim ka tingellimen e 300 viteve me vone. Do te thote, paraqitjes se Iluminizmit, kur ata faktikisht donin ta vendosnin autoretietin e aryses perballe autoritetit te Zotit sepse ishte pozicioni i tille i nje brumbullimi dhe nje akumulimi, si me thene, i injorances se intrepretueshme nga religjioni i asaj kohe dhe ishte bere edhe pengese per progres edhe ne kontekstin ekonomik por edhe ate politik. Kur ju thate ne fillim se cdo gje eshte e intrepretueshme, eshte mese e vertete, madje kete e ka te artikuluar Nice ne filozofine e tij qe cdo gje eshte e intrpretueshme.”

Ismail tasholli vazhdon dhe flet per konfrontimin e menyrave te mendimit ne Kosove i cili sipas tij vjen pas iluminizmit te vone ose rilindjes kombetare ne perpjkejet per te krijuar nje identitet pertej atij fetar i cili deri me sot ka qene me i fuqishem. “Identiteti kombetar ka qene i pakonkurueshem ne raport me identitetin fetar dhe cdo lloj identiteti tjeter,” thote Ismail Tasholli.

Ismail Tasholli: Keto konfrontime vijne si rezultat i nje konteksti te ri i nje investimi te ri dhe nje prespektive te re, sepse te mos harrojme, organizata te ndryshme te botes arabe kane investuar me miliona dhe kane shkolluar njerez na shkolla te radikalizuara, radikalizimi qe ata e mbartin me vete. Me ka bere pershtypje evolucioni dhe qasja qe ka Driloni ne boten e religjionit. Faktikisht jane dy qasje, jane dy mendesi. Ajo statike qe e pozicionon veten brenda nje radikaliteti dhe dogme te pa kompromis dhe jane ato dinamike qe pak a shume mundohen qe sekularizimin ta fusin brenda operimeve te veta. Driloni ka qene jo vetem i perjashtuar atehere, ai ka qene i perjashtuar edhe sot nga hoxha qe nuk pranoi te marre pjese ne debat. Faktikisht mospranimi per tu konfrontuar eshte nje lloj mosbarazimi ne trajtimin e te tjereve. Perderisa te gjithe jemi te barabarte para Zotit do duhej qe te ishte edhe Driloni i barabart para Enisit, qe eshte johumane si qasje. Potenciali i rrezikshmerise qe po e mbart ky lloj interpretimi, ne e shohim se nuk ka me vija ndarese, nuk ka me nje terren ku ata operojne vetem brenda habitatit te vet, por ata kane tendenca edhe politike, madje edhe historike. Mos harrojme. Sot ne Kosove riiterperetimi i fakteve historike nuk vjen si pasoje e instituteve profesionale por vjen si tendence e Islamit per te pozicionuar ose ripozicionuar veten. Une shpesh i kam marre shembull arbereshet e Italise. Islami per ta perfaqeson dhune. Sepse arbereshet, ne kohen e Skenderbeut kur kane luftuar me Islamin, jane perndjekur dhe masakruar prej Islamit. Dhe nese atyre sot u lavderon Islamin eshte po e njejta, mund ta krahasojme si me dike qe na lavderon ne Milloshin, Milloshevicin. Qe brenda hapesires se tolerimeve duhet ti kuptojme fort mire, por keta nuk jane ne gjendje. Duke pasur parasysh ate, ata shkojne deri aty sa ta devalvojne nje figure qe eshte boshti kurrizor i kombit shqiptar madje edhe me interpretime te tjera per nenen Tereze dhe keshtu e sheh ate marrezi, ate dalldisje brenda marrezise dogmatike te interpretueshmerise religjoze.

Ismail Tasholli: Ajo qe me beri pershtypje ishte lincimi im, logjika, faktikisht edhe disa probleme te tjera qe i kisha pase deshire edhe me i bashkebiseduar. Forma e lincimit, ne e dime, do te thote, eshte konretizuar me se miri nga sistemi komunist dhe fashist. Ata e kane perdorur konkretisht me kadegori dogmatike religjioze. Nese e shohim edhe Marksizmin por edhe frymezues te tjere te fashizmit, operimi i tyre eshte eskluziv me kadegori dogmatike religjioze. Si e sheh logjiken Islami si kundervenie ndaj tyre, eshte shume interesante, se ne kur te interpretojme, dogma e Kuranit i ka disa norma qe duhet me i transmetu tek njerezit. I ka disa sisteme vlerore, nje hirarki vlerore qe te vyn gjuha dhe fjalet per me i interpretu ato. Dhe nese ti e sheh logjiken si armikun kryesor atehere ti faktikisht po e shkateron vetveten dhe tregimin tend, sepse eshte e pamundur te interpretosh pa kategori logjike. Mund te interpretosh pa sens logjik por pa kategori logjike gjuha eshte e pamundur. Do te thote eshte nje lloj kontrakdikte brenda vetvetes. Kontraktikta tjeter e lancimit eshte fakitikisht qe Zoti ne krejt doktrinat religjioze, identitetin e le te hapur, ne kuptimin e asaj qe ne diten e gjykimit profilizohet njeriu, si me thene, i jepet rruga. Do te thote, edhe kjo eshte kontrakdite logjike brenda interpretimit te tyre qe e kane si mekanizem te lincimit. Por ajo cfare eshte me e rrezikshme me e kthyer ne kontekstin politik dhe kulturor ne Kosove. Ne Kosove faktkisht eshte qe cfare ka prodhuar ligjerimi i tyre, ligjerimi i radikalizuar, i mbartur prej shkollave arabe qe jane jashte kontekstit kulturor total shqipetar, qe skane te bejne fare me neve, as veshjet, as ato lloj qasjesh, jane komplet te reja. Te shohim cfare kane prodhuar. Kane prodhuar ushtare te ISIS-it. Kosova me territor dhe me banore ne proporcion me shtetet e tjere ka prodhuar me shume. Ka prodhuar 10 vjet, 15 vjet, 20 vjet pas bombardimeve te NATO-s. Mbas nje intervenimi te civilizimit Perendimor, ta quaj madje edhe kristian, nese doni. Per te na shpetuar nga Serbia, ne kemi prodhuar ushtare te ISIS-it. Faktikisht mund te
trajtohet vetem me kategori terapeotike sepse logjika nuk mund te tejape mundesi pe ta sqaruar kete fenomen te degraduar te shoqerise sone. Faktikisht, nuk eshte marre por eshte pa sens total qe ne te prodhojme ato lloj situatash ku njerezit tane marrin pjese ne disa formacione qe vetem humanizem brenda vetvetes nuk kane.

Ismail Tasholli: Ta permbyll. Desha te bej me dije se cfare kemi prodhuar. Kemi prodhuar ushtare te ISIS-it dhe pjesa tjeter qe eshte gjithashtu e rrezikshme. Kemi prodhuar nje gadishmeri amorale, faktikish kuazi, me amoralitet brenda vetes tu marre me ceshtje te Palestines, Sirise dhe duke injoru te gjitha argumentet historike te pervojes tone. Faktikisht madje une mendoj qe kemi ofendu vetveten. Mos harrojme, gadishmeria jone per me u marre me Palestinen dhe ti veme kauzes nje ze moral nga prespektiva e nje kosovari eshte amoralitet ne vetvete. Pse po e them kete. Nese kemi parasysh, traumen tone, gjendjen tone, katrahurat tona, gjenocidin tone te shkaktuar prej Milloshevicit dhe e krahasojme me ftesen zyrtare Palestina qe ja ben Milloshevicit mbas shpalljes aktaukuzes nga Haga dhe e ftojne si mysafir special atje, do te thote cfare bejme ne nese perkrahim ate kauze. Po flas ne rrafshin pragmatik. Do te thote, ne ofendojme vetveten, e ofendojme Prekazin, e ofendojme Recakun dhe e ofendojme komplet kauzen tone dhe dhimbjen tone qe eshte amoralitet ne tendencen tone per te moralizu. Do te thote, keto dy lloj coroditje qe i kemi krijuar ne nga interpretimet radikale vehabiste jane shume shume me te rrezikshme sa ne po mundohemi ti trajtojme ato.

Ismail Tasholli: Faktikisht nje qe eshte marre shume me mendjen dogmatike dhe ai qe ka dale i pari perpara eshte mendesia, mendesia religjioze si prezantuese eksluzive e mendjes dogmatike. Desha me u lidh me kontekstin e kontekstit, faktikisht sepse Vitkenshtajni thote se, ‘gjuha kuptohet vetem ne kontekst’. Mendja dogmatike eshte per faktin sepse e nxjerr kontekstin si menyre e laborimit te situatave dhe predikimeve te tyre qe i bejne. Do te thote nese e nxjerr kontekstin si mundesi atehere cfare ben, ligjerimi eshte kryekput total vetem dogmatik. Nese diskutojme per ceshtjet e religjionit sot e shohim qe shumica e tyre jane probleme te qasjes se kontekstit. Kurrgje tjeter nuk ka. Nese e perjashton kulturen, nese e perjashton politiken, nese perjashton shoqerine, individe, aktore, shume faktore, atehere ti nuk je duke bere kurrgje pervec se tue plasu nje superdogmativitet ne tregim. Ajo cfare fakitkisht ka kaluar bota kristiane me iluminizmin qe nuk e ka kalu ende Islami, eshte mese e qarte. Te marrim shembull tek iluminizmi, jo ai politik i revolucionit por ai i interpretimit sesi arsyeja duhet ta marre autoritetin dhe pozicionin e Zotit. Faktikisht, nese vetem ate e kemi parasysh, kemi premisa te mjaftueshme qe ta ndertojme nje kontekst sekular me te cilin ta cojme fene ne privaci, qe ka qene por qe fatkeqsisht po mundohet te kthehet ne shoqerine tone kosovare sot. Psh, ate nokdaun qe ka pesuar bota kristiane me iluminizmin, ajo eshte e nevojshme qe ti ndodhe edhe sot Islamit. Mendoj se eshte e pashmangshme qe sot operohet me aso lloj kadegorish se cfare vehabizmi ketu tek ne pefaqeson, qe nuk ka fillimisht asgje shqiptare. Eshte komplet nje kulture dhe nje qasje kunder Islamit tradicional. Faktikisht ne e kemi nje tradite, nuk eshte nje tradite e vogel, madje nese ne e perkethejme ne numra kemi 500 vjet Islam te atij lloji cfare e kemi pas, qe nuk na ka shkaktuar kurre probleme. Sepse feja tek ne sic e thashe edhe me heret, nuk ka luajt kurre rolin primar identitar. Ka qene kombi, kane qene shume kadegori te tjera qe kane marre pjese ne identitetin e tone. Por feja gjithmone, bile nese e shohim sot tregimin e rilindjes kombetare, madje ata e shohin fene si rrezik dhe percarese. Te ne fatmiresisht per dallim prej popujve perreth, nese marrim si shembull Serbine, ne Serbi nuk ka ndodhur ajo. Feja dhe religjioni jane te pashkeputshme prej politikes dhe fundi ne fakt ishte bombardimi./Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne