Islamofobi Fahri Xharra: Nëse i përkulemi të kaluarës Osmane, do të shkëputemi nga Shqiptaria

Islamofobi Fahri Xharra çdo gjë në Shqipëri dhe Kosovë e lidh me islamin, ish- peramdorinë osmane apo turqinë.

Së fundmi nëpërmjet një statusi në facebook ai i shtyn shqiptarët të dalin kundër Turqisë pasi sipas tij ishte ndikimi i pushtimit osman ai që i shkëputi shqiptarët nga trashëgimia iliro- pellazge dhe nëse ne mbështetemi përsëri tek Turqia do të shkëputemi edhe nga shqiptaria. Sipas tij ishte ndikimi osman ai që ktheu shqiptarët nga katolikë dhe ortodoksë në muslimanë.

Statusi i Fahri Xharra në facebook:

“Miq te nderuar Me renjen e Konstantinopojes , perfundimisht na humbi trashegimia iliro- pellazge. Nese i perkulemi te kaluares osmane, do te shihni qe do te shkeputemi edhe nga shqiptaria. Vetem te iu rikujtoj, Sanxhakun e Novi Pazarit. Shqiptaret e Maqedonise, shqiptaret e Lugines se Presheves. Shqiptaret e Turqis. Ndikimi osman beri qe edhe Shqiptaret ortodoks te Malit te Zi, Serbise, Kosoves, Greqise te humbin identitetin e tyre. Ju lutem te kemi miresine, e ti ndihmojme zgjatjes se jetes se kombit tone. Mos e harroni Pashko Vasen, lexoni historine, mos te mbyllemi ne oda e te jetojme me mentalitetin e te roberuarit. I kemi dy shtete shqiptare, te njohura nderkombetarisht. E kemi krenarine e lufterave mbi 100 vjeçare te kombit tone per liri e pavaresi. Me mire lexo dicka qe ta ktjelle trurin, se sa te mbesish rob i te kalures se errët. Mos harroni, se nese nje dite na e këthen shpinen Europa dha Amerika, ne e humbem vetvetveten dhe mire te mbytemi ne det sesa te mbesim skllav te turkut, serbit dhe grekut. O shqiptar kini mendjen sepse jemi ne oren ku minutat jane ne pyetje, edhe pese minuta ne 12. Rrnoft populli shqiptar!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne