Islamofobi Gjergj-Skender Jashari mbron MEK dhe sulmon intelektualët që kundërshtuan ardhjen e tyre në Shqipëri

Islamofobi Gjergj-Skender Jashari ka sulmuar intelektualët që kundërshtuan deklaratën e Policisë për prezencë e një celule terroriste iraniane në Shqipëri pasi sipas tyre ajo ishte një deklaratë retorike e lexuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe në të nuk kishte asnjë fakt që vërtetonte pretendimet e policisë.

Jashari shkruan se pasi ata i pranuan 3000 terroristët islamik iranianë si refugjatë politik të ndjekur nga terrori shtetëror iranian tani dolën përsëri ti mbrojnë pas tentativës për të kryer akte terroriste në shqipëri.

Pavarësisht se Jashari nuk përmend emra konkretë, sulmet e tij i adresohen një grupi të vogël intelektualësh që me guximin e tyre dolën kundër marrëshjes së Qeverisë Shqiptare me SHBA për pranimin e 3000 muxhahedinëve iranianë (MEK) dhe kundër pretendimeve të policisë për akte të mundëshme terroriste kundër tyre.

Kjo fushatë Fake News sipas tyre është iniciuar nga vetë MEK-u si presion ndaj qeverisë Shqiptare që të dëbojë drejt Iranit të larguarit nga (MEK) nga frika se edhe shumë të tjerë do të shfaqin dëshirën për të mos qëndruar më në kampin e Manzës, aty ku kjo organizatë terroriste është strehuar prej disa kohësh.

Propaganda e MEK po bën çmos për të mos u shkrirë pasi edhe anëtarët e saj më të flaktë po e kuptojnë që janë bërë një vegël e drejtueses së tyre.

Sigurisht që islamofobi Jashari nuk i kupton këto skenarë dhe ju del në mbrojtje MEK, një ish organizatë terroriste që strehohet në Shqipëri pasi nuk i pranoi asnjë shtet tjetër i botës.

Ja statusi i tij në facebook:

“ I pranuan 300 a 3000 terrorist islamik iranian si refugjat politik te ndjekur nga terrori shteterore iranian, tash dolen po keta qe pergatiten akte terroriste per diten e Sultan Nevruzit, kunder Atdheut tone.

Deri kur Atdheun tone do e leme pa gardh te bredhin dreqnit e botes.”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne